Sot ka qenë një ditë shumë e veçantë për modelen shqiptare Emina Cunmulaj.
Vajza e saj ka pasur ditën e parë të kopshtit, por bukuroshja, nisur edhe nga fakti që është shtatzënë, nuk e ka përjetuar dhe aq mirë. Largimi i vajzës së saj nga shtëpia, ndonëse vetëm për pak orë, e ka mërzitur shumë aq sa edhe e ka bërë për të qarë.
Megjithatë, në foton që Emina publikoi në Instagram të Ella-s së vogël, vëmendja shkoi tek diku tjetër, tek veshja e të voglës. Nuk është nga ato tipiket, që mund të jemi mësuar ne të shohim në ditën e parë të kopshtit apo shkollës, me fustane dhe me sandale, po me një stil unik.
E veshur me një kostum të zi me dizenjo të 2pac dhe me atlete të zeza, me tuta që vijnë në formën e citjaneve, Ella me siguri ka qenë vajza më e bukur e kopshtit.
First day of school ✌? @ellafarianaz
Ella, you rock girl…Mami Emina ka bërë zgjedhjen e duhur.



















