KreuCelebrity

Jo vetëm të huajt/Vajzat shqiptare që u dashuruan pas peliçes $3000 të ‘Max Mara’!

Tendencat e reja bëjnë që shumë nga ndjekëset më të mëdha të modës të rendin pas blerjeve deri dikur të njejta. Duke qenë se modele të tilla shpesh ofrohen me çmime disi të kripura, janë personazhet publike ato që na ofrojnë një paraqitje ndryshe nga shumica. Këtë dimër, dalloi peliço e ‘Max Mara’, e cila erdhi në dy versione: kafe dhe të kuqe.

Çfarë u pa më së shumti ishte modeli kaf, që u vesh nga Chiara Ferragni, e deri tek Kim Kardashian. Duhet ta pranojmë që jo të gjitha të famshmet e pranuan këtë risi të ‘Max Mara’, por ato që preferuan t’ia shtonin garderobës, u munduan ta kombinonin më së miri. Rosie Huntington-Whiteley zgjodhi të ishte kokë e këmbë me të zeza, duke bërë kështu që nuanca e errët të çelje disi me të kaftën e peliçes.

Kim Kardashian iu përmbajt së njejtës linjë, ndërsa Elsa Hosk preferoi materialin xhins, për t’i shtuar përsipër këtë krijim të ‘Max Mara’. Chiara Ferragni iu përmbajt bezhës, duke kombinuar dhe çantën Louis Vuitton me veshjen në tërësi. Por, ja që personazhet e huaja nuk kanë qenë të vetmet që janë apasionuar pas kësaj peliçe. Disa nga vajzat shqiptare janë parë me po të njejtin model, e dy nga emrat në listë nuk surprizojnë shumë.

Fillimisht, ka qenë Jonida Maliqi ajo që ka sjellë këtë punim në rrugët e kryeqytetit. Paraqitur më shumë se një herë me ‘Max Mara’ në setet fotografike, Maliqi ka sjellë disa versione kombnimesh. Mes nuancash lejla dhe rozë, çka dalloi më shumë ishte paraqitja me fustanin e zi, në të cilin ishte printuar dhe një imazh i Kurt Cobain me ngjyra.

Një tjetër vajzë që dalloi ishte dhe Alba Danaj, një nga fashionistet e reja ndër radhët e të apasionuarave pas modës. Kombinuar me Gucci e Balenciaga, e kuqja dhe e verdha ishin ngjyrat ideale që Dalaj të sillte disi më ndryshe peliçen e ‘Max Mara’.

Ajo që ndërroi ‘drejtim’ për sa i përket ngjyrës, ishte Xhensila Myrtezaj, e cila u paraqit me peliçen e kuqe në klipin e ri. Në kontrast me ambientin e rrethuar nga bora në imazhet në video, e kuqja dallonte më shumë se çdo gjë tjetër në sekuencat e caktuara. Por, sa kushton ky krijim i ‘Max Mara’?

Çmimi prej $3590 ka qenë ai që ka bërë më shumë përshtyje në faqjen zyrtare të firmës së njohur. Një çmim që nuk të lë indiferent, por mesa duket fashionistet nuk i kanë rezistuar dot peliçes së koleksionit të ri Vjeshtë/Dimër 2017-2018 nga ‘Max Mara’. Tani, mbetet për t’u parë nëse listës së personazheve të lartpërmendura, do t’i shtohen të tjerë emra ose jo…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF