KreuCelebrity

Lidhje ‘live’ në emision?! Ja çfarë ka ndodhur në ‘Wake Up’!

Lidhjet mes personazheve të njohur nuk janë të rralla. Jemi mësuar që të dëgjojmë shumë për ta, deri sa vendosin ta shprehin ose jo publikisht dashurinë. Disa bëhen deri dikur të lodhshëm në këtë drejtim, duke luajtur me fshehtësinë; të tjerë nuk e kanë aspak problem të deklarojnë se cilin person kanë aktualisht përkrah. Por, sot si rrallë herë, duket se shkëndijat e para të një lidhje të mundshme kanë ndodhur ‘live’ në studion e ‘Wake Up’.

I ftuari i sotëm në emisionin e mëngjesit në Top Channel ka qenë Gëzim Myshketa, e kaq ka mjaftuar që Eno dhe Isli të braktisin studion, duke e lënë baritonin vetëm me Oriola Mebijan në studio. Moderatorja i ka kërkuar Myshketës që të shohin së bashku shfaqjen ‘Carmen’. Duke qenë se janë të dy aktualisht beqarë, djemtë kanë menduar se ky ishte një rast i mirë, që t’i linin nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, nuk mund të themi se oferta nuk ka qenë tunduese.

Ori e ka ngacmuar situatën edhe më tej, duke iu drejtuar baritonit: “Do ma bësh ti ftesën për kafe apo ta bëj unë, që të kënaqen ata të dy”. Duke iu referuar kolegëve, duket se Mebija i ka shtuar edhe më shumë ‘shkëndija’ situatës. Edhe pse me shaka, takimi për kafe me Myshketën është lënë në orën 19.30 …. Romancë në sfond apo gjithçka për hir të programit?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF