Kejda Ajazi, vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu është mjafte e ndjekur dhe e komentuar në rrjetet sociale. Kjo jo vetëm për shkak të ndikimit të madh që ka emri i nënës së saj, por edhe sepse Kejda di si të tërheqë vëmendje. Një vajzë shumë e bukur, ajo është gjithmonë aktive duke postuar pa fund foto, por diçka ndryshe ka ndodhur këtë herë.
Teksa Kejda merrte pozën e saj, disa djem me makinë nuk kanë ndenjur pa e ngacmuar. Ata kanë ngritur dy gishtat lart, në shenjë paqeje apo thjesht për ti shkatërruar foton vajzës së ish-deputetes nuk e dimë, por edhe nëse kanë pasur si qëllim këtë të fundit nuk ja kanë dalë. Kejda jo vetëm që e ka postuar foton, por e ka marrë edhe me shumë sportivitet teksa shkruan: pas skenës.
Prej disa kohësh tashmë Kejda është larguar nga Shqipëria për të ndjekur studimet e larta në Francë. Ndonëse nuk e dimë ende se çfarë dege dëshiron të studiojë, duket se ajo gjithsesi do të na mbajë gjithmonë të informuar rreth jetës së saj nëpërmjet postimeve të shumta.



















