Është ndër të paktat artiste për të cilën nuk shkruhet në portale për pushimet e luksoze, pushimet e shtrenjta apo për lidhjet e saj.
Mariza Ikonomi preferon të flasë me publikun vetëm me muzikën që bën, duke zgjedhur që jetën e saj përtej ekranit ta mbajë shumë private. Ndoshta pikërisht për këtë arsye, kureshtja për të mësuar diçka më shumë për të është shumë e madhe, prandaj e ka të pamundur që t’ju shpëtojë pyetjeve të gazetarëve.
Ajo shpesh nuk kthen përgjigje, por ka raste si ky i fundit, ku na ka treguar për një “dashuri” gjimnazi. E ftuar në Top Albania Radio, Mariza ka rrëfyer se dikur linte orët e mësimit vetëm për të parë djalin që pëlqente. Ai ishte në një shkollë tjetër të mesme dhe duket se kishte të njëjtën simpati për të, por vetëm kaq…ishte një dashuri thjesht me shikime.
“Kjo ka qenë një nga ato dashuriçkat kur kënaqeshe me një shikim dhe kjo ka ndodhur kur ishim të dy vonë për në shkollë dhe u përplasëm të dy në rrugë”, tregoi ajo.



















