Chrissy Teigen na tregoi se nuk është nga ato gra të cilat mendojnë se munden t’i bëjnë të gjitha vetë, por kërkon ndihmë. Është shtatzënë dhe barku i rrumbullakosur, ia ka bërë paksa të vështirë të veshë streçe, por me një burrë si John Legend, asgjë nuk është e pamundur.
Ai është i ka ardhur në ndihmë bashkëshortes së tij të veshë streçet sikur të ishte një fëmijë. Këtë moment, bukuroshja e ka publikuar në rrjetet sociale dhe është padyshim shumë “funny”.
Chrissy Teigen dhe John Legend do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Ata kanë së bashku një vajzë të vogël të quajtur Luna, e ndërsa gjinia e bebit që pritet nuk dihet ende, por jo dhe për shumë kohë.
Jemi të bindur që Chrissy do të na e zbulojë, kur të vijë momenti.



















