KreuCelebrity

10 vite martesë, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut publikon foto

2018 është një vit special për Ariana dhe Ermal Fejzullaun, të cilët mbushin 10 vite martesë së bashku. Dyshja e famshme kosovare lidhën kurorë dhjetë vite më parë në 19 tetor të vitit 2008.

E në këtë përvjetor të martesës së tyre, Ariana duket se është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në rrjetet sociale disa moment nga ceremonia e martesës.

Në fotografitë e publikuara nga Ariana, duket ajo vet e veshur me fustanin e bardhë të nuses, si dhe Ermali me kostumin e dhëndërit. Duhet thënë se Ermali ka ndryshuar goxha që nga dita e martesës së tij, pasi në foto e publikuara.

Aktualisht Ermal Fejzullahu është një këngëtar aktiv në botën e muzikës në të gjithë trevat shqiptare dhe jo vetëm. Ai gjithashtu ka realizuar edhe disa bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë të ndryshëm shqiptarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF