KreuCelebrity

‘Të paekspozuarit’ i destinuar për në Top Channel, Ylli Rakipi tregon prapaskenat

Pas largimit të Sokol Ballës nga ekrani i Top Channel, u përfolën shumë për emrat që do ta zëvendësonin atë. U diskutua shumë gjatë që do të ishte Sonila Meço, por vetë moderatorja e mohoi kategorikisht, duke deklaruar se nuk planifikonte që rikthimin e saj në ekran ta bëjë në një “media kazan”, etiketim i dëgjuar më herët nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë vetëm pak orë, pas transmetimit të spotit zyrtar që ‘Real Story’ në Vizion Plus me Sokol Ballën, Top Channel konfirmoi se vendin e tij do ta zërë Ylli Rakipi me “Të paekzpozuarit”.


I ftuar në emisionin e mëngjesit, në ‘Wake Up’, Rakipi ka treguar se kishte dashur që ta transmetonte emisionin, pikërisht në Top Channel, ndonëse në atë kohë nuk kishte ende një emër, por drejtori i përgjithshëm nuk kishte pranuar.

“Unë kam dashur ta bëj këtë emision këtu, në këtë televizion ku jeni ju. I kam propozuar drejtorit të përgjithshëm të asaj kohe ta bëj këtë emision. Sigurisht nuk kishte këtë emër, nuk ia kishim caktuar akoma. Ai ktheu përgjigje një përgjigje që kuptohej se nuk do të ndodhte. Dhe kështu ndodhi. Unë kisha një ide tjetër dhe të parit ia kam thënë ish pronarit të këtij televizioni prej miqësisë së madhe që kisha me të. Erdha së pari këtu dhe nuk u bë. Më pas, fillova drejtor i përgjithshëm në një televizion dhe pronari i atjeshëm më tha që mund të bëja një emision. Ky ishte ngacmimi i dytë”, tregoi ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF