KreuCelebrity

Spikerja e lajmeve në ‘Zjarr Tv’ tregon ofertën që ka marrë nga ‘Play Boy’ në Gjermani: Kërkova më shumë

Një edicion lajmesh i cili ishte shumë ndryshe nga ai që ne jemi mësuar prej vitesh të shohim në ekranet shqiptare, por edhe ato botërore.

Një spikere e cila shfaqej në ekran me një xhaketë të hapur totalisht, poshtë së cilës nuk kishte veshur asgjë dhe ku ekzpozohej gjoksi. Kështu kishte konceptuar që të hynte në treg, Zjarr TV. Kjo mënyrë e të dhënurit të lajmeve, nuk u prit shumë mirë nga ndjekësit shqiptarë, megjithatë ‘Zjarr Tv ia arriti qëllimin: të gjithë flisnin për të, madje u paqyrua edhe në mediat ndërkombëtare se DailyMail apo Mirror.

Kur pranoi këtë punë, spikerja e lajmeve Enki Braçaj, nuk e kishte menduar që do të kishte pasur një shikueshmëri kaq të madhe, duke treguar se ishte një eksperiencë aspak e lehtë.

“Dalja me atë veshje ishte një risi për shikueshmëri. Në fillim, unë nuk mendova se do bënte aq shumë bujë, thashë: Po hë, se në internet do dalë, nuk do shikohet, por ndodhi ndryshe, u bë shumë e madhe. Nuk e mendova që për mua do flisnin mediat botërore si Daily Mail apo Mirror”, – tha Enki.

E ftuar te ‘Rudina’, Enki ka treguar se pas daljes së parë, reagimi që kishin bërë të gjithë ata që e njihnin, duke nisur që tek mamaja e saj, ishte “ti s’je mirë”, prandaj kishte dashur ta linte punën ditën e dytë, por vetëm pas pak kohësh, Enki zgjodhi që të largohej.

“Para se të merrja këtë vendim për të qenë spikere, i thashë mamit: Shiko, do jap lajmet, por do jem pak e zbërthyer, por ajo nuk e mendoi ashtu. Kur më pa për herë të parë, më tha: Ti nuk je mirë. Ditën e dytë, kërkova të lë punën, sepse ishte shumë paragjykuese. Nuk pendohem për atë që kam bërë, por nuk e di nëse do ta bëja sërish”, ka treguar ajo.

Enki ka zbuluar gjithashtu se ka pasur oferta të shumta, një prej të cilave ishte nga “Play Boy” gjerman, por e ka refuzuar pasi nuk kishin rënë për pagesën.

“Nuk ramë dakord për pagesën, sepse më ofruan 30 mijë euro dhe unë kërkoja 100 mijë euro. Të paktën të blija një shtëpi dhe një makinë. Jam penduar për shumë oferta. Por, një problem shëndetësor të një prej familjarëve të mi m’i ka shtyrë gjërat”,- tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF