Një nga problemet kryesore që femrat mendojnë gjatë pritjes së ëmbël është edhe shtimi në peshë. Përpos ndryshimit të fizikut për një periudhë relativisht të shkurtër, shpesh mjekët rekomandojnë ruajtjen e një balance të masës trupore për hir të fëmijës. Rastet janë nga më të ndryshmet, edhe pse ka plot vajza që duket sikur peshën e vetme e shtojnë tek barku i rrumbullakosur.
Një rast i tillë është edhe Zaimina Vasjari, e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë. Seti më i fundit fotografik dëshmoi se Zaimina ka ndryshuar fare pak, e duke u nisur nga ky ritëm, duket se pas lindjes së Khloe, këngëtarja do të mbetet njësoj si më parë. Duke marrë parasysh imazhe të tilla, ndjekësit kanë treguar interes ndaj sekretit të trupit të Vasjarit, edhe gjatë këtyre muajve jo fort komforte.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Zaimina e ka patur një përgjigje. “Më kanë pyetur shumë gjatë shtatzënisë për dietën që po përdor, dhe duhet ta theksoj që përpos geneve, jam ushqyer shëndetshëm gjatë gjithë kësaj periudhe. Kështu, trupi im ka fituar vetëm peshën që i nevojitet vogëlushes time. Duajeni veten, vajza”, ka shkruar ajo, duke treguar kështu që me pak fat, e me përkujdesjen e treguar ndaj mënyrës të së ushqyerit, gjithçka mund të arrihet. Duket si zgjidhja ideale…



















