KreuCelebrity

Mes 789 postimeve në Instagram, nuk mendonim që Lori Hoxha do kishte këtë foto profili

Nëse do t’i hidhnim një sy, profilit në Instagram të Lori Hoxhës, të sigurt që do të mbeteshim aty gjatë për shumë kohë

Kemi çfarë të shohim: udhëtime në vendet më të bukura, kombinime veshjesh me një shije të pagabueshme, por gjithashtu mund të “kopjonim” edhe stilin e të bërit fotografi. Lori Hoxha di se si të pozojë përpara aparatit dhe duket se edhe ky i fundit e “do” shumë atë.

Është e pamundur të mos ta kemi menduar të paktën qoftë një herë që fotot e saj janë fiks si ato që shohim në internet ( ndonëse edhe ato dikush i ka bërë dikur). Por teksa po qëndronim në Instagramin e saj, ajo që na bëri përshtypje ishte fotoja e profilit.

Nisur nga fakti që ka 789 postime (disa herë Lori i ka fshirë të gjitha fotot, dhe e ka nisur nga e para), mendonim se në profil do të mbante një nga të shumtat fotot që ka, por jo.

Lori Hoxha ka zgjedhur që të ketë në foto profili Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kur ishin bashkë.

Nuk mendojmë se ka ndonjë kuptim të fshehtë, absolutisht: Jennifer Aniston  dhe Brad Pitt kanë qenë padyshim një nga çiftet më të bukur në Hollywood. Por ama edhe vështrimi që Brad i ka bërë, nuk duhet anashkaluar.

E kush nuk do të donte që i dashuri ta shihte në atë mënyrë siç Brad e sheh atë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF