Mund të jetë nënë e tre fëmijëve, por ja që Kim Kardashian nuk ka ndërmend të heq dorë nga fotot provokuese. Bashkëshortja e Kanye West është shfaqur në një set fotografik në Malibu, ndërsa nuk ka nguruar të tregojë format e saj trupore. Gjoksi bombastik ishte krejt i dukshëm nga fustani i tejdukshëm dhe i lagur, që i qendronte ngjitur pas trupit.
Si për të mos mjaftuar kjo, të pasmet e famshme të Kim ishin krejtësisht të ekspozuara, ndërsa Kardashian është parë krejt komfort në prani të stafit realizues. Kjo, pasi nuk është hera e parë që e shohim trupin e zhveshur të 37-vjeçares. Mesa duket, më e preferuara e Kardashianeve do të sjellë imazhe të nxehta në ditët në vijim, edhe pse kjo nuk është diçka e re.
E gjithë vëmendja po fokusohet aktualisht tek Kylie, e cila gjithnjë e më shumë po përflitet për shtatzëninë e saj. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, e arsyeja nuk dihet pse. Sa për Kim, duket që po kalon kohën më të mirë të jetës…!



















