Është duke shijuar famën, ashtu sikurse ka premtuar një vit të ri krejt ndryshe për sa i përket karrierës. Lajmi i fundit i busjhëm për Dafinën ishte pjesëmarrja në klipin e ri të French Montana-s, ku këngëtarja shfaqet pothuajse në të gjithë pjesën e dytë të videos. Dhe, një bashkëpunim i tillë nuk kishte si të lihej nën hije.
https://www.instagram.com/p/BeGUewIHuum/?hl=en&taken-by=dafina.zeqiri
Nga ana tjetër, Dafina erdhi më një këngë ndryshe për 2018-tën, të titulluar ‘Ti e din’. Me tekst në gjuhën shqipe, Zeqiri surprizoi me këtë zgjedhje, duke qenë se angazhimi në tregun ndërkombëtar ka bërë që artistja të këndojë më shumë në gjuhën angleze. Por, Dafina e ka fshirë klipin nga kanali në You Tube, ndërsa nuk dihet pse ka marrë një vendim të tillë. Kujtojmë se ky projekt ishte shkak që disa fansa e akuzuan se kishte dështuar në tregun ndërkombëtar, ndërsa një tjetër në veçanti e kishte krahasuar me ‘famën boshe’ të Bleonës.
Vallë të ketë qenë kjo arsyeja? Apo menaxherët e Duffye-t e kanë këshilluar të këndojë vetëm në gjuhën angleze? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim…
https://www.instagram.com/p/Bd5Z5OqnUOs/?hl=en&taken-by=dafina.zeqiri



















