Bella Hadid me sa duket adhuron të flasim për të, aq sa ajo bën maksimumin të tërheqë vëmendje në çdo dalje të saj dhe këtë e arrin mjaft lehtësisht, mjafton vetëm të nxjerrë në pah format e trupit të saj fantastik. E pranishme në Ballon e Dior, të organizuar në Paris modelja ka ditur si të na lerë të gjithëve me gojë hapur.
Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan ngjyrë blu me gurë të qëndisur, por edhe shumë transparent. Por kjo nuk e ka shqetësuar aspak Bella-n e cila ka vendosur ta veshë edhe pa reçipeta.
Bella e vendoste gjithmonë theksin tek këmbët e saj të gjata dhe nuk e kemi konsideruar kurrë gjoksin si pikën e saj më të fortë, por me sa duket Bella nuk ka të njëjtin mendim teksa ka vendosur ta ekspozojë duke mos i lënë vend imagjinatës.



















