KreuCelebrity

Dua Lipa nuk ndalet, hedh një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë!

Fama është ndoshta një ndër faktorët më të nderlikuar kur vjen puna tek artistët në veçanti. Mund të arrihet me një projekt të vetëm, ashtu sikurse mund të humbasë vetëm me një shkëputje të shkrutër nga tregu. Ndërsa, ka dhe nga ata të cilët arrijnë ta menaxhojnë më së miri.

Duket se një metodë të tillë po ndjek edhe Dua Lipa, që po e shohim të ngjisë çdo ditë e më shumë shkallët e karrierës. Këtë herë, Dua do të shfaqet në një prej shfaqjeve televizive më të ndjekura në Amerikë, pikërisht në të famshmen ‘Saturday Night Live’. Skena nga ku janë njohur shumë aktorë e artistë të famshëm, tashmë do të jetë e prekshme edhe nga Lipa. Natalie Portman do të jetë gjithashtu e ftuar në të njejtën mbrëmje si Dua, ndërsa episodi do të transmetohet më 3 shkurt.

Këngëtarja e ka publikuar lajmin në rrjetet sociale, ku nuk ka arritur të përmbajë emocionet, e jo pa faj. Duket se Dua nuk di të ndalet. Mbetet për t’u parë se ç’do të shohim në vijim!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF