Duket tashmë se janë bërë modë martesat në fshehtë.
Një tjetër këngëtarë ka zgjedhur që të zyrtarizojë lidhjen e tij në martesë, por gjithçka në mënyrë shumë private. Ai është Enis Bytyqi, interpretuesi i hitit “Sikur ajo”. Për vajzën fatlume, përveç se quhet Rina, nuk dimë asgjë tjetër për të.
Prive. Al ka siguruar një foto të çiftit teksa shfaqen duke mbajtur tullumbace në duar. Me sa mund të kuptojmë nga veshja e Rinës dhe Enisit, ceremonia nuk ka qenë aspak tradicionale…Rina, një nuse shumë elegante dhe shumë e thjeshtë, e ndërsa Enisit me kostum të zi, si gjithnjë shumë i pashëm.
Ne s’na mbetet gjë tjetër veçse t’u themi: të trashëgoheni…