Vetëm pak ditë më parë, lajmi se Armina Mevlani mund të jetë shatzënë bëri bujë në të gjitha mediat. E shkak për këtë u bë një foto e saj ku, ndoshta pozicioni i fotos apo fustani, etë krijonin idenë se barku i saj ishte i fryrë dhe sigurisht pasuan menjëherë supozmet mbi shatzëninë.
Por doli të ishte një lajm i rremë. Ajo ka folur për “Dielli-Online” ku sqaron: “Ndoshta pozicioni i fotos, ndoshta edhe darka që kasha ngrënë kanë ndikuar që fotoja të duket e tillë. Fillimisht do të bëj dasmën, pastaj një fëmijë”.
Armina vazhdon më tej me “planin” e dasmës ndërsa poston një foto shumë pikante. Ajo shfaqet me unazë në gisht duke na lajmëruar për “martesë”, por jo me Shkëlzenin, duket se “fatlumja” ka qenë mikesha e saj e zemrës.



















