Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë duke jetuar të lumtur me njëri- tjetërin dhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, ata duken më të lumtur se kurrë në çdo fotografi të bërë publike nga jeta e tyre private.
Por duket se lumturia e çiftit mund të tronditet shumë shpejt pasi tashmë një media portugeze ka publikuar disa fotografi të partneres së Ronaldos, ku shfaqet me ish- partnerët e saj përpara se të lidhej me yllin e Real Madrid.
Fotografitë ishin fshirë nga rrjetet sociale të bukuroshes, por ka qenë “Correio Da Manha” e cila nuk ka aspak marrëdhënie të mira me futbollistin, të cilin e ka goditur disa herë me shkrimet e saj, e cila ka publikuar këto fotografi.
Mometalisht Cristiano,i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, është duke luajtur te Real Madrid, por sipas lajmeve të publikuara në media, shumë shpejt portugezi mund të largohet drejt kampionatit anglez ose atij francez.