Në ditët e sotme, Instagrami është kthyer si një domosdoshmëri. Nëse nuk ke një profil tëndin, “nuk ekziston”, je i panjohur, nuk mëson të rejat më të fundit mbi rrethin tënd shoqëror. E kemi vënë re, që nëse zgjedhim të mbyllim rrjetet sociale, duket se diçka na mungon, në mënyrë mekanike, kur marrin celularin, dora shkon drejt ikonave të Instagram, Facebook, Snapchat.
Nga ana tjetër, për personazhet e njohura, rrjetet sociale shërbejnë si një mjet komunikimi, një urë lidhëse mes tyre dhe fansave, për këtë arsye është paksa e vështirë që VIP-at të mos kenë një profil zyrtar. Por ka nga ato personazhe që nuk i kanë marrëdhëniet dhe aq të mira me to.
Një prej tyre është dhe Xhemi Shehu. Moderatorja bukuroshe ka mbyllur sërsh Instagramin, arsyen nuk e dimë. Kjo nuk është hera e parë që Xhemi merr një vendim të tillë, por sa herë që kthehet, profili i saj vjen ndryshe. Herët e fundit, nuk lejonte që fotot e saj të merren me “embed”.
Ne na mbetet të presim që Xhemi të rikthehet dhe të shohim ndryshimin e radhës.