Gjatë muajit që lam pas këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri ka kurorërzuar dashurinë e saj me martesë. Ajo fillimisht u fejua dhe fejesa e saj bëri shum bujë në media si dhe në rrjetet sociale dhe vetëm pak kohë pas fejesës këngëtarja zgjodhi të martohej duke e bërë këtë publike nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
Duket se këngëtarja bukuroshe është shumë e kënaqur me jetën që bën, pasi shpesh herë publikon fotografi të shumta në rrjetet sociale. Ndëkohë që në një postim në rrjetet sociale Adelina ka treguar për herë të parë edhe unazën e martesës.
Në fotografinë e publikuar nga Adelina, shfaqet unaza e saj e cila duket se është një unazë shumë e shtrenjtë, e cila është e përbërë nga shumë diamante.
Adelina prej disa kohësh tashmë nuk është përfshirë në një projekt muzikor. Ndërkohë martesa e saj u kritikua shumë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët u shprehë kundër martesës me një shtetas maqedons.