Kemi dëgjuar përgjigje nga më të ndryshmet të këngëtarëve shqiptarë kur pyeten se si do reagonin nëse do zbulonin se partneri po e tradhton, por padyshim jo si përgjigjja e Silva Gunbardhit. Është vlonjate dhe këtë e shpreh në të gjitha mënyrat, si në të folur, ku fjala “dëgjo vllain” nuk mungon, por edhe në mënyrën e të menduar.
Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshmë në ‘Top Magazine’ ku është ndalur të flasë për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, këngëtarin Dafi. E pyetur se si do të reagonte, nëse do e zbuloni që ai e tradhtonte, (ndërkohë Dafi po e dëgjonte në prapaskenë), Silva u shpreh: “Po mirë, le të jetë (me ndonjë gocë në studio), ça do bëj unë, do vras veten?”
Me shumë sinqeritet, këngëtarja ka rrëfyer gjithashtu se edhe ajo si të gjithë çiftet e tjera debatojnë. Dy arsyet për të cilat grinden më shpesh, këngëtarja e hitit ‘Të ka lali shpirt’ ka treguar se është shpejtësia e lartë me të cilën udhëton Dafi dhe sigurisht për fjalën “dëgjo vëlla”… Silva është nga Vlora, e ndërsa Dafi nga Dibra.
“Unë me Dafin zihem si çdo çift tjetër. Kush thotë ne nuk zihemi, jemi çifti perfekt, gënjejnë. Çdo çift ka uljet e ngritjet e veta. Me Dafin unë zihem për shpejtësinë. Imagjino, të bësh video me 220 në orë. Me një dorë telefonin, me një dorë timonin, me 220, a nuk është e frikshme? Kam merak dhe i them ç’është kjo shpejtësi?(…) “Po i thashë ‘dëgjo Silvën o vlla’, ‘dëgjo motrën’, ai thotë ‘fillove tani, mos më thuaj më vëlla’ dhe aty pastaj fillon debati…”, tregon ajo.


Mos, Xhemi sërish e bëre?







Dua Lipa tregon ëndrrën e bërë realiet

Shtatzënë apo jo? Armina sqaron situatën









