KreuCelebrity

VIP-at shqiptarë që janë të fiksuar pas telenovelave turke

Serialet turke janë shumë të pëlqyera në Shqipëri.

Arsyet e kësaj “dashurie me shikim të parë” janë të shumta… Së pari, pasqyrojnë një realitet shumë të ngjashëm me atë shqiptar. Së dyti, historia e tyre është përtej atyre historive klishe që kemi parë në serialet spanjolle, ku djaloshi shumë i pasur, i bukur dashurohet me një vajzë të varfër dhe “ata jetuan të lumtur përgjithmonë”, dhe së treti, falë mënyrës së aktrimit shumë origjinale dhe aspak e sforcuar.

Shpesh është paragjykimi që telenovelat shihen nga personat që nuk bëjnë asgjë tjetër gjatë ditës, nuk kanë impenjime apo angazhime, por duket se nuk është ekzaktësisht kështu. Edhe VIP-a tanë, të cilët për hir të së vërtetës kanë një agjendë të ngjeshur me koncerte brenda dhe jashtë vendit, kanë kohë për t’i ndjekur ato.

Ne kemi sjellur më poshtë një listë me këngëtarët shqiptarë që janë ndjekës të rregullt të tyre dhe e përbashkëta është se shohin të njëjtin serial: Sulltanesha Kosem.

Këtë e kemi zbuluar nëpërmjet postimeve që ata kanë bërë në rrjetet sociale.

1.Rovena Dilo

Rovena Dilo paska një arsye shumë të fortë përse ka vendosur që të ndjekë serialin turk ‘Sulltanesha Kosem’. Dy aktorët kryesorë, sulltan Alhmet dhe Nasja, aktorja greke, për të janë një çift prefekt. Por tashmë ajo ka një problem: nuk po mësohet dot me Kosemin e ri, roli i cili interpretohet nga Beren Saat.

2.Stresi

Nuk e kishim menduar që Stresi, një djalë që na është prezantuar si ‘Bad Boy’ do të ndiqte telenovela, po ja që e paskemi pasur shumë gabim. Nisur nga përshkrimi që i ka vënë fotos, “vdis tradhtare”, duket që reperi është një ndjekës i rregullt i saj. Jemi kureshtarë të dimë, nëse ndjek ndonjë serial tjetër, apo është mjaftuar vetëm me këtë…

3.Eni Koçi

Një studente mjekësie, një nga këngëtaret më “in” të momentit, duket se ka kohë mjaftueshëm edhe për të parë serialin e saj të preferuar. Me sa shohim nga postimi që ajo ka bërë në Instastory,  Eni Koçi është fiksuar shumë pas ‘Sulltanesha Kosem’, jo më kot ajo shkruan: Ç’na gjeti me këtë ‘Sulltanesha Kosem’. Edhe kjo na kishte mbetur mangut, të na linte pa gjumë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF