KreuCelebrity

Zbulohet se kush do të jetë shoqëruesja e nuses në dasmën e Afërdita Dreshaj

Para pak kohësh modelja dhe këngëtarja bukuroshe, Afërdita Dreshaj mori prorozimin për martesë dhe tashmë ka nisur përgatitjet për dasmën e saj, e cila me siguri do të jetë një ceremoni shumë e madhe.

Detajet mbi këtë ceremoni kanë filluar të zbulohen pak nga pak dhe tashmë njohim edhe emrin e shoqërueses së saj në dasëm.

Ajo mori propozimin më të bukur për martesë dhe aktualisht është duke u përgatitur për dasmën e saj. Shoqëruesja e Afërditës do të jetë pikërisht një modele me origjinë shqiptare, Tika Camaj, e cila ka bërë të ditur këtë gjë në rrjetet sociale.

Modelja Tika Camaj e ka publikuar ftesën e marrë nga shoqja e saj në rrjetet sociale, duke bërë të ditur gjithashtu se do të pranonte të ishte shoqëruesja e Afërditën në këtë ditë kaq të veçantë për të.

Ende nuk është bërë një datë publike për dasmën e bukuroshes, Afërdita Dreshaj, por sipas atyre që raportojnë mediat me shumë mundësi ceremonia do të zhvillohet në pranverë ose në verë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF