KreuCelebrity

Të gjithë i duam rrjetet sociale? Sigurisht që jo! Aktori i famshëm i urren ato dhe ka një arsye shumë të mirë

Një pjesë të mirë të kohës sonë ne e kalojmë nëpër rrjetet sociale. Duke postuar diçka, apo duke parë postimet e të tjerëve, nuk ka shumë rëndësi, ne gjithsesi jemi me telefon në dorë dhe përpara tyre. Por me sa duket ekziston një person i cili, jo vetëm që nuk e bën këtë por i urren rrjetet sociale. E kemi fjalën për aktorin e famshëm Nicolas Cage.

Ndonëse një aktorë, ai nuk e promovon aspak veten nëpër rrjete sociale, ndërsa shprehet se nuk ka as Twitter, as Facebook dhe as Instagram. I pranishëm në e Filmit të Sandensit në Utah, ai foli shumë ashpër rreth tyre. “Unë i urrej rrjetet sociale. Jam nga një tjetër kohë. Nuk kam Twitter, Facebook apo Instagram. Dua ta mbaj epokën e artë, atmosferën misterioze, sepse nuk dua të bëhem anëtar i këtij klubi”, ka thënë aktori.

Ai vazhdon edhe më te tej, ndërsa shpreh zhgënjimin e tij për faktin se e gjithë jeta tashmë është bërë postime. “Sot gjithçka është postime, jam i zhgënjyer, veçanërisht është e vështirë për dikë si unë. Më pëlqen të takoj njerëz dhe të flas”, është shprehur aktori.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF