KreuCelebrity

Me siguri Harry nuk do ta mbajë unazën e martesës, dhe kjo është arsyeja pse!

Fejesa e Meghan Markle me Princ Harry-n është tema e ditëve të fundit, ndërsa gjithçka për ta po kthehet në lajm. Dita-ditës mësojmë fakte të reja, ndërsa më i fundit na ka habitur jo pak.

Markle aktualisht mban një unazë marramendëse me diamant në gisht, e kjo nuk u anashkalua nga syri i publikut dhe medias. Por, nuk po ndodh e njejta gjë me Harry-n. Madje dyshohet se Princi nuk do të mbajë asnjë unazë përgjatë gjithë viteve martesë!

 

 

Nuk është i vetëm në këtë vendim, pasi zgjedhjen e njejtë e ka bërë edhe William, ashtu sikurse dhe babai i dhemve, Princi Charles. Janë justifikuar se nuk i durojnë dot bizhuteritë dhe duket se e njejta arsye vlen edhe për Harry-n.

Megjithatë, kjo nuk do të përbënte problem të madh, për aq kohë sa e gjithë bota e njeh partneren e Princit. Çështje preferencash!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF