Arkimed Lushajn, i njohur nga të gjithë ne si Stresi, jemi mësuar ta shohim gjithmonë në rolin e “Bad Boy” dhe nëse nuk do ta kishim parë me sytë tanë , vështirë se do ta kishim besuar këtë anë tjetër të tij. I ftuar në televizionin “Klan” në emisionin “Pasdite me Rudinën” dhe i shoqëruar nga mamaja e tij, Shpresa Lushaj, rreperi ka folur më tej për jetën dhe planet e tij. E në planet e së ardhmes është edhe martesa me të dashurën e tij, Kejsin.
“Planifikojmë të martohemi, por jo këtë vit, ndoshta vitin tjetër. Ne kemi shumë kohë bashkë, jemi takuar gjithnjë në Europë për të mos qenë në qendër të vëmendjes. Mamaja e Kejsit ma la që ta ruaja dhe unë e ruajta për vete. Kejsi ka mbaruar shkollën në Kanada dhe aktualisht bashkëjetojmë në Tiranë”, ka treguar Stresi.
Por ai edhe mamaja e tij kanë marrë një surprizë shumë të bukur në emision. Kejsi i ka përshëndetur ato me një video mesazh, e cila i ka emocionuar pa masë. Dhe nën këto emocione, mamaja e Stresit tregoi edhe përshtypjet e saj për nusen e ardhshme: “Kejsi është vajzë me shumë vlera dhe meriton shumë gjëra edhe dashurinë e Stresit. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet për vitin e ri dhe më ngjiti menjëherë. Kejsi më tha: E di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kur ne të ikim në Kanada ti do kesh dhomën tënde që mund të vish kur të duash”.












Mos, Xhemi sërish e bëre?







Dua Lipa tregon ëndrrën e bërë realiet
