KreuCelebrity

Edhe Dua si Rita,  ja ku do ta shohim tani

Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare e cila arriti shumë suksese në fushën profesionale gjatë vitit të kaluar , por edhe këtë vit këngëtarja duket se e ka nisur mbarë, pas tashmë ashtu si dhe Rita Ora, këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, do të shohim edhe nëpër rreklama.

Pas suksesit të arritur me këngën e saj më të fundit “IDGAF”, e cila deri më tani është klikuar mbi 47 milionë herë në YouTube, Lipa këtë herë është shfaqur edhe në reklamën më të re të kompanisë së veshjeve sportive “Adidas”.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i këngëtarres, Dukagjin Lipa, i cili ka pastuar videon e reklamës në rrjetet sociale dhe ka shkruar “Kompanja e re e Adidasit. Origjinali kur nuk mbaron”.

Dua është një nga këëngëtaret më aktive në botën e muzikës dhe është vlerësuar me disa çmime të ndryshme, e tashmë duket se përveç shfaqjes së saj në skenat e muzikës ndërkombëtare do të kemi mundësi ta shohim edhe nëpër spote të ndryshme publicitare.

@dualipa New Adidas Campaign. Original is never finished?#adidas #dualipa

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF