KreuHoroskop

Horoskopi për dy javët e fundit të prillit!

Horoskopi për dy javët e fundit të prillit!

Horoskopi prill 2024

 

Dashi

Në prill do të keni nevojë për shumë durim dhe diplomaci. Kjo tendencë kryesisht ka të bëjë me marrëdhënien tuaj në punë. Do të përjetoni emocione të këndshme që do të ndikojnë në dashuri, familje dhe jetën tuaj në përgjithësi. Ky do të jetë një muaj i mirë, për fillimin e një bashkëjetesë ose martesës.

Demi

Jini shumë të kujdesshëm në punët tuaja financiare këtë muaj, pasi do të jeni të prekshëm nga vendimet e nxituara, ose veprimet e pamenduara. Këtë muaj, disa prej jush do të befasohen nga miqësitë e reja në vendin e punës. Edhe pse do të përjetoni momente trishtimi, kjo nuk duhet të ndikojë në pritshmëritë tuaja.

Binjakët

Prilli është një kohë e ndryshimeve të rëndësishme dhe ndoshta fatale në jetën tuaj. Jini të gatshëm të veproni shpejt, me sens, praktikisht dhe duke parë të ardhmen, jo vetëm për komoditetin tuaj aktual. Përdorni këtë muaj për të kuptuar gjërat që kanë rëndësi për planet tuaja personale ose profesionale.

Gaforrja

Nëse keni nevojë për të udhëtuar këtë muaj, mos u mendoni dy herë. Shmangni debatet mbi punën me kolegët tuaj, sepse dikush mund të përfitojë nga kjo situatë. Përvoja emocionale për çiftet e konsoliduara gjatë këtij muaji, ndërsa për beqarët pritet të merren vendime të mëdha drejt martesës.

Luani

Një muaj i mbushur me kontradikta në familje, shkak shpenzimet e tepërta, të cilat do t’ju përfshijnë në momente tensioni të padëshiruara. Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim në fatin tuaj të mirë. Kjo periudhë sidomos për beqarët, do të sjellë takime pasionante për raportet e nisura në fund të vitit.

Virgjëresha

Shumë prej atyre që janë ende beqarë, do të kenë një marrëdhënie interesante dhe premtuese. Këtë muaj besojini më shumë intuitës, sesa atyre që ju rrethojnë, sepse mund t’ju çojnë në vendime të gabuara. Mund të organizoni një pauzë pushimi nga puna për të rifituar energjitë, keni nevojë për një rikarikim.

Peshorja

Ky muaj të jetë momenti për të korrigjuar kursin në shëndetin tuaj mendor, emocional dhe fizik, pasi eklipset do të tregojnë për një shërim të madh në një fushë të jetës që keni injoruar. Megjithatë, duhet të jeni të shëndetshëm në të gjitha nivelet, në mënyrë që të përballeni me sfidat e reja.

Akrepi

Është koha për të hapur zemrën ndaj dashurisë këtë muaj. Do të ketë një sinkronizim mes Jupiterit dhe Neptunit, të cilët do të ndikojnë në sektorin e dashurisë, ndërsa një eklips i madh më 30 prill do të hapë derën, për një lloj të ri angazhimi në aspektin profesional. Jini të sinqertë me veten dhe flisni për problemet tuaja.

Shigjetari

Parashikimet e yjeve flasin për fitore të mëdha në vendin e punës. Mundohuni të merrni më shumë kohë, për të bërë qartë planet dhe raportet me kolegët. Është momenti të besoni tek ata, në vend që të dyshoni. Do të befasoheni nga një lajm në familje, e cila do të jetë një ngjarje të këndshme, që e keni pritur prej kohësh.

Bricjapi

Kjo është periudha më e favorshme për fushën e ndjenjave, ndaj përfitoni për të bërë një dialog të rëndësishëm me partnerin dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull mes jush. Do të jeni të prirur të jeni të nxituar në gjykimin tuaj, kujdes mos bini preh e panikut dhe frikës.

Ujori

Kjo periudhë do të sjellë siguri më të madhe ekonomike, por kjo nuk do të thotë të mos keni një qasje më të kujdesshme në menaxhimin financiar. Dedikojini kohë vetes, shëndetit mendor, për një balancë emocionale. Takimet me familjarët, mund t’ju çojnë drejt nismave të frytshme, për të ardhmen në sektorin e biznesit.

Peshqit

Do të shpërbleheni në aspektin tuaj profesional për shkak të aftësive tuaja të shkëlqyera të komunikimit, ndaj prisni rritje në detyrë. Në sferën e financave do të hasni disa lëkundje të lehta, por të padëmshme. Raportet dashurore do të vijojnë të forcohen, por kjo nuk do të thotë ta mbani të ndezur zjarrin mes jush.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF