KreuHoroskop

Horoskopi për muajin gusht 2024!

Horoskopi për muajin gusht 2024!

DASHI

Pas një periudhe të mbushur me ulje – ngritje dhe shumë dyshime në sferën dashurore, më në fund mund të kaloni një verë me takime romantike. Për beqarët kjo verë është e duhura, ndaj duhet të hapni zemrën dhe dikush do të trokasë në derën tuaj. Një pikë kthese pritet të vijë edhe për sa i përket punës këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që projektet e deritanishme t’i lini pas dore, këmbëngulni fort në realizimin e tyre.

DEMI

Ky muaj do të jetë tej mase nostalgjik dhe sentimental, por kjo nuk do të thotë që t’i ikni atyre, përkundrazi përjetojini, me miq dhe të dashur që prej kohësh nuk i takonit. Një kapitull i ri do të shfaqet në jetën tuaj profesionale, ndaj mos nguroni të merrni vendime që lidhen me punën. Planifikoni pushime të shkurtra, sepse tani është koha për të projektuar të ardhmen. Jeta sentimentale shfaqet në formë, bëhuni pak më romantik.

BINJAKËT

Ju ndodheni në një situatë mbushur plot me dyshime, ndaj vëzhgoni me kujdes të gjithë miqtë dhe armiqtë tuaj para se të dilni në konkluzione të gabuara. Durimi juaj do të testohet nëse përdorni inteligjencën emocionale. Është më mirë të kontrolloni dy herë për të shmangur ndonjë keqkuptim. Shijojeni në maksimum pushimet, duke e përkëdhelur veten me ato gjëra që adhuroni. Bëni kujdes me shëndetin tuaj.

GAFORRJA

Megjithëse mendja juaj mendon vetëm për të ardhmen, e kaluara mund të zbulojë të dhëna të rëndësishme për të, ndaj gjëja kryesore është të përqendroheni. Prisni një muaj plot emocione në aspektin e dashurisë: Ata që janë të lidhur do të duhet të bëjnë paqe me shumë gjëra, në vend që të debatojnë. Është koha të provoni stabilitetin e ndjenjave tuaja. Puna e qëndrueshme, ndërsa financat vazhdojnë të kenë probleme.

LUANI

Përmbush qëllimet, kjo është fjala kyçe për verën. Mos nxitoni, merrni kohën tuaj. Edhe pse prej kohësh keni disa qëllime, duhet që këtë periudhë jo vetëm ti arrini ato, por edhe të merrni mësime prej tyre. Jini të hapur ndaj aventura të papritura dhe eksperiencave të reja, përket sa i përket dashurisë, ja vlen të ndiqni zemrën edhe pse mund të duket sikur po kaloni një moment monotonie. Aspekti financiar do të jetë shumë i vlerësuar.

VIRGJËRESHA

Mirupafshim zonë komforti. Këtë verë duhet t'ia dedikoni eksperimentimit dhe aventurës. Përvoja të reja jo vetëm në zonën e pasioneve, por edhe të karrierës suaj priten këtë sezon, ndaj dilni nga rutina për të shkuar drejt suksesit që dëshironi. Një periudhë vetmie është kjo në sferën e ndjenjave, por energjia dhe dedikimi juaj shumë shpejt do të shpërblehet. Nëse keni probleme në çift, është koha për të folur për gjithçka.

PESHORJA

Ky do të jetë muaji më i rëndësishëm në aspektin profesional, pasi prej kohësh keni qenë të stresuar. Do të arrini objektivat tuaja, ndaj nëse keni vendosur të pushoni gjatë verës, mos u shqetësoni për asgjë. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar këtë muaj për ata që nuk e kanë gjetur dashurinë, ndërsa për çiftet yjet do të jenë në anën tuaj dhe do të merrni emocione të reja. Kujdes me shëndetin, kjo për ata me probleme kronike.

AKREPI

Nëse keni lindur nën shenjën e Akrepit, ky muaj është një kohë dashurie dhe përkujdesjeje për të dashurit tuaj. Shpenzoni më shumë kohë me të dashurit dhe fokusohuni te familja. Nga ana profesionale, gushti ju sjell fat dhe rezultate që do t'ju bëjnë krenarë. Energjia nuk ju mungon, nëse e shihni të dobishme, pranoni bashkëpunime me Virgjëreshën, me të cilën do të keni sukses. Financat dhe shëndeti të qëndrueshme.

SHIGJETARI

Shëndeti juaj është gjëja më e rëndësishme në këtë periudhë të vitit, ndaj planifikoni një udhëtim të shkurtër ose të gjatë në një plazh, në një destinacion ku dielli është aktori kryesor. Thjesht kënaquni dhe rimbushuni me energji. Mos ndaloni së ushtruari sportet, në mënyrë që trupi dhe mendja juaj të jenë në harmoni. Në jetën sentimentale keni gjetur prej kohësh ekuilibrin, ndaj rrini të qetë. Financat janë në situatën e tyre më të mirë.

BRICJAPI

Durimi sjell përfitime, ndaj gjithë koha e pritjes në raport për stabilizimin e marrëdhënieve me familjen, miqtë dhe kolegët tani gëzon momentet më të mira. Por kjo nuk do të thotë që të humbni mendjen me njerëzit që ke pranë, sepse tani duhet të jeni të përqendruar dhe më të ekuilibruar në këto raporte. Vera ju sjell një moment rilindje, ndaj shijojeni në maksimum. Qëndroni larg bashkëpunimeve me të lindurit te Gaforrja dhe Peshqit.

UJORI

Lëreni kuriozitetin tuaj t'ju udhëheqë, sepse do të keni surpriza të pabesueshme. Këtë verë rishikoni atë që keni arritur dhe përpiquni të vizatoni të ardhmen tuaj. Të qenit në punë për një kohë të gjatë po ju shkakton shumë stres, i cili mund të ndikojë në shëndetin tuaj. E kaluara, tani më shumë sesa asnjëherë tjetër, do t’ju sjellë mësime të cilat do t'ju tregojnë qartazi të ardhmen, ndaj analizoni situatën ku ndodheni momentalisht.

PESHQIT

Suksesi në sferën tuaj profesionale do të vijë kur të përqendroheni aty ku duhet, sepse tani jeni të shtrirë në dhjetëra drejtime. Ndikimi i Saturnit në shenjën tuaj do të jetë pranë jush për t’ju hapur sytë dhe t'ju lejojë të arrini qëllimet tuaja. Sfera intime është përfshirë nga një gjendje mërzie, por përpiquni të dilni nga rutina dhe të jeni më shumë të dedikuar në detyrat në çift. Gjeni kohë për të kaluar një muaj mjalti të paparashikuar.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF