KreuHoroskop

Horoskopi për muajin Korrik 2024!

Horoskopi për muajin Korrik 2024!

Dashi

Nëse është e vërtetë që fjalët krijojnë botë, edhe ju, duke gjetur të duhurat, mund të bëni një ndryshim të madh. Kërkesat për punë kanë filluar t’ju ripozicionojnë, ndaj me këto propozime të reja mund të ndërtoni alternativat e vlefshme. A do të jetë njësoj dhe në dashuri? Nëse përparimet tuaja godasin në shenjë, pse jo!

Demi

Thuaji lamtumirë Jupiterit, i cili largohet nga qielli juaj nga data 26, duke mbjellë prurje të reja në sferën e punës dhe atë emocionale. Por tani është koha që idetë t'i përktheni në projekte konkrete. Me kujdes llogarit kostot dhe bëni planifikime të detajuara për të patur rezultate të mira. Dashuria kërkon ende një konfirmim.

Binjakët

Shanset për të qenë joshëse kthehen pas 12 vitesh mungesë, sepse Jupiteri hyn në shenjën tuaj dhe sjell një fazë rinovimi. Ndryshimet që ju prisni duhet t’i vendosni, sipas prioriteteve. Mos i shpërdoroni energjitë në shumë fronte. Në punë dhe në dashuri synoni objektivat që kanë rëndësi: tani jeni më afër se kurrë!

Gaforrja

Një minutë meditim, jo ​​më shumë! Këtë ju kërkon Jupiteri, i cili hyn në shenjën tuaj. Ju po fokusoheni shumë në aspektin profesional, ndaj kjo është një periudhë, ku vërtet duhet të lodheni, sepse vetëm kështu do të merrni rezultatet që prisni. Nëse do të merrni vendime në dashuri, Mërkuri kërkon premtime vërtet serioze.

Luani

Miqësitë kanë gjithmonë çelësin e duhur, për të rikthyer humorin e mirë në jetën tuaj. Të veçanta për t'u konsideruar, sidomos për udhëtime janë datat 24 dhe 25, ndaj nëse keni ndonjë propozim për ata që janë të dashuruar, ky është çasti i duhur! Me Jupiterin dhe Venusin në favor, do të kaloni një periudhë plot emocione.

Virgjëresha

Ky është momenti të përballeni me sfidat më të forta të jetës suaj. Në punë do të hasni shumë përplasje me kolegët, ndërsa në aspektin financiar do të keni shumë shpenzime. Nga ana tjetër, dashuria, do të kalojë një krizë, e cila nuk është për faj të ndjenjave, por sepse jeni të shpërqendruar për shkak të një mijë angazhime.

Peshorja

Më në fund po përjetoni një ndjesi të mrekullueshme lirie! Do të keni një dëshirë të madhe, për të fituar çdo sfidë që del përpara, ndaj mos e refuzoni, sepse do të jeni fitues. Nëse keni plane për të udhëtuar, mos rrezikoni, pasi ndiheni të rrezikuar nga aksidente apo probleme që lidhen me keqkuptimet në dashuri.

Akrepi

Jupiteri largohet nga shenja juaj, ndaj mos prisni ndryshime të menjëhershme. Sigurisht tani mund të merrni frymë dhe të lehtësoheni nga problemet e trashëguara, deri në një fazë tjetër. Nëse do t’ju kërkohet të merrni një vendim urgjent për dashurinë apo punën, bëni kujdes, sepse në datat 3 dhe 4, do të keni shumë pasiguri.

Shigjetari

Më mirë të reflektosh mbi të vërtetën, sesa të pretendosh se asgjë nuk ka ndodhur. Jupiteri do t’ju vendosë përballë disa zgjedhjeve, ku nëse ju kërkohet saktësisht diçka, ju duhet të mbani një pozicion të qartë, kjo vlen më shumë për sferën e ndjenjave, sesa në atë të punës. Mos harroni; në dashuri nuk ka rrugë të mesme.

Bricjapi

Tani e tutje, duhet të jemi më seriozë! Jupiteri sjell ndryshime, ndaj disa metoda dhe strategji, janë thelbësore që të konsolidohen, për të nxjerrë në pah qëllimet tuaja në punë. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë, pasi së pari duhet të bindni veten, e më pas duhet t’i kushtoni kohë dhe vëmendje atyre që kanë qenë kundër jush.

Ujori

Korriku hapet me pritshmëri të mëdha për shkak të aspektit të mirë të Jupiterit, por muaji nuk i mban premtimet për shkak të disonancave të tjera planetare. Dekada e parë është më me fat, e mbështetur nga Jupiteri dhe Plutoni që favorizojnë humor të mirë dhe vullnet. Afërdita sjell me vete një valë pakënaqësie dhe xhelozie, duke u kërkuar vendasve të shenjës që të kenë një dozë të mirë maturie dhe diplomacie. 

Peshqit

Cili është vendi që ju bën të ndiheni, si në shtëpinë tuaj? Nëse është puna, atëherë fokusohuni te karriera dhe prisni ndryshime të dukshme, që do të vulosin të ardhmen, por nëse besoni te dashuria, është koha e duhur për të krijuar familjen që nuk e keni patur, ose të fortifikoni atë ekzistuese me hapa revolucionarë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF