KreuHoroskop

Horoskopi për muajin Korrik nga Revista Bordo

Horoskopi për muajin Korrik nga Revista Bordo

Një ndryshim i energjisë vjen këtë muaj për shumë shenja nën ndikimin e Jupiterit, duke ju ofruar mundësi të cilat pritet të zgjasin deri në vitin 2027.

BINJAKËT

Keni punuar me zell gjatë gjithë kësaj kohe ndaj tani është koha për argëtim! Do të shpërbleheni për disa ditë pushimi plot ngjyra, ndaj eksploroni të gjitha mundësitë që ju ofrohen. Për beqarët kjo është koha ideale për të takuar shpirtin e ngjashëm dhe në mbështetje me Mërkurin mund të shihni rezultate mjaft pozitive.

GAFORRJA

Kohët e fundit jeni rritur me hapa të mëdhenj nga ana profesionale ndaj ky udhëtim do të shpërblehet falë ndikimit të Jupiterit te Gaforrja. Ky proces ka filluar që më 30 qershor dhe tregon se planeti juaj me fat do të zhvendoset në shtëpinë tuaj duke favorizuar financat, idetë krijuese, si dhe arritjet profesionale.

LUANI

Pas gjysmës së parë mjaft të qetë të vitit ju pret një periudhë shumë sfiduese gjatë vitit 2026 dhe sakrificat tuaja do të shpërblehen. Jupiteri zbarkon një herë në 12 vjet në shenjën e Luanit, duke ju bekuar në shumë aspekte: prisni momente emocionuese, financa të stabilizuara, ngritje në detyrë dhe lidhje të konsoliduara.

VIRGJËRESHA

Kujdes hapat që hedh Virgjëreshë! Ke qenë për shumë kohë duke prekur majat, por mos harro që shpirti yt dëshiron pushim. Kjo verë shënon fillimin e një kapitulli shpirtëror dhe emocional 1-vjeçar, ndaj përgatitu për një rivendosje ekuilibrash emocionalë që nis tani dhe zgjat deri në gusht 2027, kur Jupiteri hyn te Virgjëresha.

PESHORJA

Të lindurit në Peshore nuk duhet të harrojnë për çfarë janë miqtë, sepse këtë verë kanë nevojë për gjithçka! Jupiteri largohet nga zona e tyre ndaj pritet që të ndizen më shumë dritat në këto raporte, të cilave duhet t’u jepni më shumë rëndësi. Kërko të rijetëzosh edhe miqësi të humbura sepse do të të vlejnë për të ardhmen.

AKREPI

Këtë verë përgatitu t’i kthesh ëndrrat e tua ambicioze në realitet. Edhe pse do të duhet të investosh dhe frytet t’i marrësh më vonë, ki durim, sepse jo gjithmonë paraja vlen më shumë se gjithçka. Kjo periudhë fillon me disa zhgënjime në fushën e karrierës, por puna e palodhur që keni bërë do të shpërblehet në një kohë tjetër.

SHIGJETARI

Hej Shigjetar, një periudhë plot me aventura po vjen! Pas gjysmës së parë intensive të vitit, ndrysho vizionin dhe fokusohu te pushimet, pasi ke nevojë për t’u qetësuar. Planifiko një periudhë të mbushur me udhëtime dhe aventura, duke lënë mënjanë karrierën apo studimet. Motivohuni tani që të jeni më krijues në shtator.

BRICJAPI

Vitin e kaluar keni parë se marrëdhëniet tuaja personale thellohen nëse i dedikoni kohë, ndaj vijoni të investoni aty gjithë energjinë tuaj. Edhe pse për ju pritet një e ardhme premtuese në aspektin profesional, ajo që ka më shumë rëndësi është dashuria. Këtë verë përqendrohuni te shpirti binjak për të konsoliduar lidhjen.

UJORI

Prej kohësh po e prisnit dhe më në fund ky agimi i Epokës së Ujorit duket se ka ardhur. Partneritetet profesionale dhe rritja e financave do të lulëzojnë nën ndikimin e Jupiterit. Ato do të marrin shumë rëndësi pikërisht më 27 korrik kur ky planet do të hyjë në Ujor, një proces i cili do t’ju udhëheqë me shumë sukses deri në vitin 2028.

PESHQIT

Kapni momentin këtë verë, pasi Jupiteri fuqizon dukshëm sektorin tuaj të shëndetit, duke ju motivuar më shumë drejt sporteve, por edhe duke ju bërë akoma më luftarakë drejt arritjes së qëllimeve tuaja. Do të shkoni larg në anën profesionale me mbështetjen e miqve, prandaj kërkoni ndihmë kur e shihni të domosdoshme.

DASHI

Nxirrni nga dollapi juaj veshjet më të mira sepse jeni në një sezon kur duhet të akomodoheni dhe të shijoni gjithçka. Udhëtime të paharruara dhe aventura të çmendura do të mbushin ditët tuaja verore dhe kjo nën drejtimin e Jupiterit i cili premton shumë pasion, stil jetese, por edhe një verë romantike.

DEMI

Pas gjysmës së parë të vitit të mbushur plot me adrenalinë, pjesa tjetër e vitit 2026 do të ketë në fokus familjen, rindërtimin e raporteve tuaja si dhe krijimin e marrëdhënieve të reja, pasi mundësitë do t’ju vijnë. Kaloni më shumë kohë me të dashurit tuaj, duke e kthyer në përparësi gjithë periudhën e pushimeve verore.