DASHI
Ky muaj do të jetë periudha e duhur për të nisur realizimin e planeve që keni ëndërruar. Mërkuri ju sugjeron të qëndroni sa më pranë miqve, pasi do t’ju ndihmojnë në realizimin e projekteve tuaja. Në marrëdhënien tuaj duhet të shmangni debatet, ose diskutoni me ndershmëri se çfarë ju shqetëson. Paraja është e konsoliduar, por disa shpenzime të papritura duhet t’i bëni me mençuri.
DEMI
Në mjedisin familjar, prania e Hënës do t’ju bëjë të keni një gjendje të mbushur plot diskutime. Kjo është koha e duhur për të folur me bashkëshortin tuaj për të ardhmen e marrëdhënies suaj. Në aspektin profesional gjithçka shkon qetë. Nëse jeni njeriu që gjithmonë keni preferuar të kërkoni rritje në përgjegjësi, mos pranoni. Në fund të muajit mund të bëni një udhëtim interesant.
BINJAKËT
Disa njohje interesante do t’ju hapin horizontin për të nxjerrë në pah idetë tuaja, të cilat do të fitojnë vëmendje dhe vlerësime. Në dashuri lidhja do të jetë e konsoliduar. Për ju që jeni vetëm, një flirt i ri do të ofrojë mundësi drejt një raporti serioz. Yjet do të jenë në favorin tuaj për marrjen e vendimeve që lidhen me financat, ndaj mos nguroni, pasi fitimet do t’ju kthehen dyfish.
GAFORRJA
Më në fund një periudhë qetësie për të gjitha gaforret në të gjitha sferat e jetës. Marrëdhënia juaj, e cila ka përjetuar disa tensione së fundmi do të përmirësohet, ndaj planifikoni një udhëtim surprizë i cili do të ngrohë më shumë ndjenjat tuaja. Në aspektin profesional keni arritur të krijoni një ekuilibër, ndaj rrini të qetë. Për sa u përket financave, ato do të jenë gjithnjë duke u përmirësuar.
LUANI
Humori do të jetë arma juaj më e mirë për muajin tetor. Vështirësitë e problemeve që lidhen me punën dhe marrëdhëniet me partnerin, do të jenë më të lehta për t`u përballuar me humor. Në aspektin profesional, kushtojini vëmendje atyre që thoni dhe besoni. Nga mesi i muajit, një sipërmarrje me të cilën po merreshit prej kohësh, do të shfaqet në horizont dhe do t’ju japë mundësi të reja.
VIRGJËRESHA
Ky muaj me Afërditën te shenja juaj është duke ju favorizuar me fat, energji dhe momente të lumtura. Njerëzit që ju rrethojnë në punë do të rrisin besimin ndaj jush, ndaj mos i mbani në heshtje planet tuaja të ardhshme. Në dashuri do të kaloni momente të bukura, ndaj një arratisje e vogël nga jeta e përditshme do t’ju afrojë më shumë. Financat kohët e fundit do të dalin jashtë programit.
PESHORJA
Në aspektin profesional, këtë muaj qëndroni të sigurt se gjithçka që po bëni, po shkon ashtu siç e dëshironi. Kushtojini vëmendje projekteve të reja sepse një dritë jeshile do të ndizet dhe gjithçka keni dashur, do të marrë një rrugë të mbarë, sidomos në biznes. Kaloni më shumë kohë me njerëzit tuaj të afërt, sepse pa ata nuk do të ishit aty ku jeni sot. Financat dhe shëndeti në formën më të mirë.
AKREPI
Në karrierën tuaj mbaheni fort pas punës dhe ndershmërisë, ndaj do të shpërbleheni. Edhe pse keni një mendje të mprehtë, duhet që kokëfortësia juaj të mos ju pengojë për të arritur suksesin që keni dëshiruar.
Afërdita në shenjën tuaj do t’ju mbushë me gëzim, ndaj pritet të kaloni momente të bukura në krahët e njeriut që dashuroni. Mos shpenzoni më shumë sesa duhet për pasionet.
SHIGJETARI
Nëse muaji i mëparshëm ishte jo dhe aq i suksesshëm për ju, në tetor do të hyni në një gjendje optimizmi. Në punë do të keni pranë njerëzit më me ndikim në jetën tuaj, ndaj vlerësojeni praninë e tyre. Çështjet që lidhen me ndjenjat duhet të presin, pasi momentalisht nuk jeni aspak në gjendjen e duhur, për të përballuar emocionet e forta. Nga data 10 e tutje bëni kujdes me shpenzimet.
BRICJAPI
Prania e Afërditës në shenjën tuaj do të sjellë shumë tensione në raportet e punës, ndaj provoni të arsyetoni me shumë qetësi dhe të dëgjoni, pa u ndikuar nga energjia negative e të tjerëve. Në fushën tuaj sentimentale, mos lejoni që ndjenjat t’ju mbytin. Kushtojini kohë personit të zemrës, në vend që të arrini në keqkuptime. Bëni kujdes me shëndetin, sidomos ata që vuajnë nga sëmundje kronike.
UJORI
Tetori do të jetë muaji në të cilin do të përcaktoni qartësisht personalitetin tuaj. Me Marsin në shenjën tuaj do t’ju jepen shumë mundësi për të arritur aspiratat tuaja, ndaj lëvizni shpejt dhe mos lini asgjë projekt në pritje. Në dashuri gjithmonë mendoni se keni dështuar, por shikojeni pozitivisht, sepse do të vijnë mundësi të reja. Bëni kujdes me shëndetin, financat do të jenë të qëndrueshme.
PESHQIT
Këtë muaj ambiciet do të dalin në shesh dhe ato do të vendosin për të ardhmen tuaj, por sigurohuni që vlerat shpirtërore të bëhen përparësia juaj. Në mes të muajit, do të tërhiqeni nga një person, Bricjap ose Binjak, i cili ka fuqi të madhe emocionale ndaj jush, ndaj tregohuni të gatshëm për të pritur diçka të bukur. Në fund të muajit, shmangni shpenzimet e tepruara.



















