Virgjëresha – Shtatori është mesi i periudhës së Virgjëreshës, dhe ky muaj është jashtëzakonisht i favorshëm për ata që janë të lindur nën këtë shenjë. Virgjëreshat do të ndiejnë energji të fuqishme që do t'i ndihmojë të rregullojnë dhe përmirësojnë aspekte të ndryshme të jetës së tyre, veçanërisht në organizim dhe planifikim.
Peshorja – Me hyrjen e Diellit në shenjën e Peshoreve në fund të muajit, Peshorja do të përjetojë një rritje të ndjeshme të energjisë dhe mundësive. Ky është një muaj ideal për të forcuar marrëdhëniet dhe për të realizuar qëllime të rëndësishme.
Akrepi – Shtatori do të sjellë mundësi të reja dhe do të jetë një muaj kyç për Akrepët në lidhje me ndryshimet dhe transformimet. Ata do të përfitojnë nga një energji pozitive që do t’i ndihmojë të avancojnë në aspektet personale dhe profesionale.
Shigjetari – Shigjetarët do të ndiejnë një rritje të optimizmit dhe energjisë në muajin shtator. Kjo është një periudhë e shkëlqyer për të ndjekur qëllimet e tyre dhe për të eksploruar mundësi të reja, veçanërisht në udhëtime dhe aventurat.
Këto shenja do të kenë mundësi të shkëlqyera për të përfituar nga energjitë e muajit dhe për të arritur sukses në aspekte të ndryshme të jetës së tyre.



















