Modele: Erida Lama
Fotografia: Renuar Locaj
Veshja: Enada At'Nikolla
Nuk ka dyshim që e ëmbla stinë e pranverës sjell gjithmonë një revolucion të vërtete në jetën e kujtdo, e sidomos në garderobën tonë, e cila transformohet krejtësisht nga veshjet tek aksesorët, qofshin të vegjël apo të mëdhenj. Ky është momenti që lexuesit e Bordo të nisin të kërkojnë një lule, një ngjyre dhe një stil, i cili i përshtatet këtij sezoni duke na dhuruar emocione dhe përjetime të veçanta.
Kopertina e Bordo në numrin Prill-Maj, 2017 e sjell pranverën më pranë nëpërmjet modeles Erida Lama veshur nga Enada At’Nikolla, numër që ne e kemi quajtur Magjepsëse.
Kopertina nr.11, Revista Bordo, Prill- Maj 2017!