Modele: Enada At'Nikolla
Fotografia: Geljant Kaleci
Veshjet: Enada At'Nikolla
Dritat e qytetit janq ndezur, pemët gjithë dekor kanë ngrohur shtëpitë dhe zemrat
e njerëzve... Është koha e blerjeve, dhuratave, dëshirave për të kënaqur dhe surprizuar njerëzit që duam, të afërmit, miqtë... është koha, kur më shumë se asnjëherë fokusi është tek njëri-tjetri...
Është koha kur tavolina festive, pret menunë me ushqimet e zgjedhura...! Është koha më e bukur e vitit! Kur një mesazh, një telefonatë, një urim për njerëzit që duam tregon kujdes! Është koha, kur ndjejmë mungesën e njerëzve që humbëm këtë vit... Është koha, kur urojmë për më shumë shëndet dhe mbarësi! Këtij motivi i bashkohet edhe këtë dhjetor të tretë në treg revista Bordo! Enada At'Nikolla, stilistja me inovatore shqiptare në pritje të prezantimit të linjave të reja të parfumeve që mbajnë emrin e saj, i është bashkuar këtë herë revistës jo thjesht me krijimet e saj (që nuk mungojnë në asnjë numër), por duke i prezantuar vetë! Një sfidë aspak e vështirë për një njeri që modën, fotografinë dhe pozën e ka në gjak!
Kopertina nr.15, Revista Bordo, Dhjetor- Janar 2018!

Sekretet e vjeshtës dhe Tirana by night!


Hot summer Issue








Të dua edhe unë; speciale dedikuar ty!


