Nga Ilda Lumani
Kopertinat e BORDO-së janë gjithmonë të veçanta, sepse është një punë që nis nga A-ja. Në sensin që janë gjëra të pa para, janë gjëra që bëhen për herë të parë, modelet vijnë me një ‘look’ dhe ‘outfit’ të krijuar enkas për to. Veshjet stilohen enkas për numrin përkatës dhe gjithmonë ka një tematikë të caktuar, që lidhet me sezonin, me trendin e momentit, apo edhe me një ‘concept avangard’, që duam të prezantojmë përmes BORDO.
Kjo kopertinë, është konceptuar ndryshe dhe ndoshta do të ngelet pak në histori, për shkak se për herë të parë kemi vendosur, që tashmë që bëjmë 9 vjet në treg, të sjellim pikërisht 9 modele në “Bordo”. Është interesante fakti se sjellim modele të njohura, modele që kanë bërë një karrierë në Shqipëri, disa prej tyre kanë prekur kompeticione apo dhe photoshoting në botë. E pranoj që jam shumë krenare, që ne sjellim këto nëntë modele pikërisht për herë të parë së bashku një kopertinë. Janë Matilda Mecini, Linda Poda, Anada Nikollari, Elona Mulgeci, Frensi Muça, Gloria Gjura, Afroviti Goge, Greis Petroviç, të cilat dikur vajza të vogla me aspirata për t’u bërë pjesë e modës, e editorialeve fotografike, për të ecur në një pasarelë, sot përveç realizimit të ëndrrës së modelingut gëzojnë edhe karrierën profesionale, por edhe kanë ndryshuar statuset.
Dikur ato bënin vërtetë zhurmë, bënin lajm, ishin pjesë e revistave, të gazetave dhe ekranit. Ishin frymëzim për një brez të tërë, kështu që besoj se edhe sot me statusin që kanë do të jenë frymëzim për të tjerë njerëz, për të tjera vajza që aspirojnë pikërisht këtë fushë. Dikur adoleshente, sot janë nëna me fëmijë. E në momentin që ju erdhi thirrja për të bërë këtë set, të tëra ndjen edhe një herë dëshirën për t’u bashkuar, e për të bërë edhe një herë një kopertinë, për të bërë një set, për të provuar emocionet e grimit, të flokëve, të veshjes së fustaneve.
Një moment historik për karrierën dhe jetën e secilës ky, që konkretizohet tashmë jo vetëm në sytë e lexuesve besnikë të BORDO, por edhe të ndjekësve tanë në kanalin YouTube. Të gjitha veshjet e kësaj kopertine, e këtij editoriali janë pjesë e koleksionit të Enada At’Nikollës. E cila ka vënë gjithë eksperiencën e saj te kopertinat e Bordo-së dhe në këtë rast sjell më të mirat e saj. Disa nga veshjet që janë “Hot Couture”, të cilat vijojnë të jenë në atelien e Enadës dhe bashkë me Endritin, fotografin e mrekullueshëm, për të cilin kemi vërtet fat që e kemi pjesë të stafit tonë dhe me të cilin kemi realizuar super kopertina. Kemi zgjedhur disa veshje që vërtetë kanë lënë shenjë në kujtesën e njerëzve, por ndërkohë të kombinuara bashkë, besoj do të vinë shumë ndryshe dhe shpresoj të kenë një efekt waw.
E sigurisht një editorial, një veshje, nuk mundet asnjëherë të jetë e kompletuar në qoftë se nuk ka aksesorët, bizhutë e duhura. Edhe në këtë rast si shumë kopertina të tjera, “Bordo” bashkëpunon me argjendari Gjikondin, e cila ka ekskluzivitetin e firmave më të mëdha në botë. Duke filluar nga Pomellato, Vhernier, Pasquale Bruni, Messika. Disa nga këto bizhu ikonike do të jenë pjesë e këtij editoriali, të cilat do të kompletojnë më së miri ‘outfit-in’ e vajzave. Grimi dhe pastaj flokët, gjithë puna që kanë bërë stafi realizues do të dëshmojë dhe do të kompletojë gjithë këtë editorial, i cili shpresoj ta ketë realizuar sa më mirë misionin tonë. Uroj ta pëlqeni!


Nis episodi i parë i "31 Minuta" në “Opinion”!

A e dëmton shëndetin kafja pasdite?


9 kombinime ushqimesh: Do të humbni peshë!





4 shenjat më vetmitare të Zodiakut!



Si ta përdorni uthullën e mollës kundër gripit?




Vitamina D: Rëndësia që ka në dimër!

Muzika zvogëlon dhimbjen, sipas studimit!

