KreuStil Jetese

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

“Të shkosh në Edinburgh dhe të kërkosh kohë me diell, nuk je në vendin e duhur!”- pikërisht këtë shprehje kisha lexuar para se të nisesha drejt Edinburgut. Periudha e nisjes më përkoi në tetor, ndaj shprehja më dukej e përshtatshme. Kështu që vendosa me kujdes çadrën te xhepi i jashtëm i çantës së shpinës që ta kisha më të lehtë përdorimin e saj, dhe thashë le të bëhet, ç’të bëhet, por mua shiu nuk do të më ndalojë ta vizitoj këtë qytet, për të cilin kisha dëgjuar aq shumë gjëra të bukura!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Në fakt, vizita e Edinburgh është një eksperiencë e veçantë!
Nga ato qytetet që të mbeten në mendje për bukurinë dhe madhështinë që bartin. Kisha dëgjuar rreth tij, dhe që dallon ndër shumë qytete në Angli apo në botë, por derisa e pashë vetë, nuk më besohej që do të ishte vërtet aq shumë mbresëlënës.
Kur udhëton shumë vjen një moment që të duken pothuajse të njëjta të gjitha vendet dhe nuk të krijojnë me sadisfaksion, sado promovime apo reklamime të kenë.

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Dhe më vjen keq për këtë. Por, në rastin e Edinburgh nuk ndodhi kështu.
Një nga gjërat më të bukura të Edinburgh është që të gjithë atraksionet i ka pranë e pranë! Ti mundet të shëtisësh gjithë ditën në rrugën fantastike “Royal Mile“, të shohësh ndërtesa të mrekullueshme, pallate me stile viktoriane, të kënaqesh nëpër dyqane suveniresh “We love Scotland“, të vizitosh Kalanë, (Edinburgh Castle), ngjitur me të, të provosh një eksperiencë të veçantë në “Camera Obscura and World of Illusions“, të shëtitësh gjithë kohën në “Old Town“, të impresionohesh nga “The real Mary King’s close“, të shohësh falas muzeun e shkrimtarëve “The writer’s museum”, nga ku merr vesh që Robert Burn ka në Edinburgh përmendoren më të lartë që i është ngritur ndonjëherë ndonjë shkrimtari; të shijosh e degustosh whisky në të gjithë lokalet e baret e rrugës, apo ta finalizosh këtë në “Scotch Whisky Experience“, duke provuar krenarinë e Skocisë: whisky-n.

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Më pas vetëm dy hapa larg ndodhet lagjja e vogël “Grassmarket“, tek e cila mbërrin nëpërmjet “Victoria street”, një tjetër rrugë e mrekullueshme dhe e rrallë, me fasada pallatesh ngjyra-ngjyra, e vitrina për t’u admiruar.
Për të ngrenë, Edinburgh nuk të zhgënjen asnjë moment!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!


Në darkë të gjithë lokalet pothuajse janë me ‘music live’ dhe më se shumti duhet të prenotosh më parë. Nëse shkon pa prenotuar, gjithsesi skocezet janë shumë të mirë dhe ta kuptojnë “hallin“ kur të zë uria: të ulin në banak derisa të lirohet vendi, me birrat fantastike e ullinjtë e mrekullueshëm ia nis që aty! Por nga kuzhina skoceze kurrë nuk mund të zhgënjehesh, përkundrazi!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Edinburgh është i mbushur plot me lokale, bare, restorante- është një parajsë e vërtetë që nga kafexhinjtë e deri te qejflinjtë e whisky-t.
Ka edhe atraksione më të largëta, një nga këta është ai me emrin e çuditshëm “Arthur ‘s seat“, një kodër rreth një milje ngjitje me këmbë, nga ku çuditërisht nuk sheh asnjë “seat“- nuk dihet nga ka ardhur ky emër, por vendi është shumë i bukur pasi ka reliev të thyer kodrinor shumë afër qytetit, gjithë bar e gjelbërim, e bën atë interesant dhe shërben për të parë qytetin nga sipër. Në një tjetër këndvështrim e sheh qytetin nga lart, edhe në “Calton Hill“. Një pamje fantastike mbledh shumë vizitorë natë për natë, pasi aty mund të sodisësh edhe perëndimin e diellit!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Sa për shiun? Ahhh, aty po që pata një fat të admirueshëm! Koha fantastike me diell dhe e ngrohtë si pranverë, m’i bëri edhe më të bukura ditët e qëndrimit tim në Edinburgh!
Ky vend të bën ta dashurosh Skocinë!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF