Berlinezët i kanë quajtur ato "kanaçe koka-kola". Trenat e distancave të shkurtra të serisë 485 kaluan dekada duke ecur me besnikëri përgjatë shinave të sistemit të trenave të shpejtë (S-Bahn) të Berlinit. Tani, 22 trenat e fundit - të porositur dhe ndërtuar fillimisht në Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ),kur Muri ndante Berlinin dhe Gjermaninë, në Lindje dhe Perëndim - do të zëvendësohen. Më 12 nëntor, 485-shat e vjetër bënë për herë të fundit xhiron e qytetit përpara nxjerrjes nga shërbimi, thote DW. Gjermania po modernizon të gjithë rrjetin hekurudhor të Deutsche Bahn si pjesë e një nisme për ta bërë udhëtimin me tren më efikas në energji dhe për të përmbushur objektivat e saj klimatike.
Për klientët e shumëvuajtur të Deutsche Bahn, hapi duhet të qe bërë prej kohësh. Ata ankohen se reputacioni i Gjermanisë për cilësinë dhe përpikmërinë e trenave është dëmtuar prej disa kohësh, sepse vonesat dhe anulimet janë të zakonshme dhe flota e mjeteve të ngadalta hekurudhore përbëhet nga vagona të vjetëruar që shumë shpesh prishen. Por në vitet 1970, kur Deutsche Reichsbahn i RDGJ i porositi për herë të parë në një fabrikë në Hennigsdorf, në veriperëndim të Berlinit, trenat kishin cilësi të lartë. Të regjistruar në Berlinin Lindor si seria 270 (ato u riemëruan 485 pas kalimit të tyre në Perëndim), vagonët kishin një guaskë të lehtë alumini dhe një sistem frenimi të nivelit të lartë për të rikuperuar energjinë dhe për të prodhuar energji elektrike për të fuqizuar trenin.
Në fund të viteve 1980, u kryen disa teste të modeleve të reja, por në kohën kur një flotë e plotë ishte gati për udhëtim, ishte fillimi i vitit 1990. Muri i Berlinit kishte rënë dhe procesi i ribashkimit gjerman kishte nisur. Trenat e sapolyer mund të udhëtonin jo vetëm në sektorin lindor të Berlinit, por në të gjithë qytetin.
Që atëherë, flota ka pësuar disa ndryshime, duke përfshirë një ndryshim në stil: duke filluar nga viti 2002, ngjyra e ndezur purpur e vagonëve ia la vendin kombimit kuq-e-krem të sistemit të tramvajeve S-Bahn të Berlinit. Por përtej ndryshimeve estetike, Modeli 485 u tregua jashtëzakonisht i fortë. Berlini fillimisht kishte planifikuar t'i hiqte ato nga qarkullimi në mesin e viteve 2000, por në të vërtetë filloi t'i zëvendësonte ato me modelet e reja 483 dhe 484 vetëm vitin e kaluar.
renat e vjetër 485 kanë motorë shumë më të dobët se modelet më të reja dhe një numër të metash të projektimit, të tilla si sistemi i ventilimit të ftohjes me ajër, që është i ndjeshëm ndaj fjollave të borës që mund të futen në çarje dhe të shkrihen, duke dëmtuar komponentët elektronikë.
Ndërsa trenat e rinj përdorin kanale të veçanta për të ftohur elektronikën në shasi, duke e mbrojtur atë nga ndikimet e jashtme. Modelet më të reja janë gjithashtu më të hapura për karriget me rrota. Modelet 485 lënë një hendek të vogël midis platformës dhe trenit, ndërsa versionet më të reja ndalojnë ngjitur me platformat e stacionit.
Fundi përfundimtar 485 i erdhi me prezantimin e një sistemi sigurie me telekomandë që lejon të kontrollosh shpejtësinë dhe të frenosh në situata emergjente. Trenat e vjetër nuk plotësonin kriteret e sistemit të ri, kështu që modelet më të vjetra duhej të nxirreshin nga qarkullimi.
Nga pikëpamja estetike, Seria 485 tregon moshën e saj. Të gjerë, me xhamat e tyre të sheshtë në kabinën e makinistit, trenat duken të vjetër në krahasim me elegancën e lakuar dhe teknologjinë e lartë të serisë së re 484, të cilën hekurudhat e Berlinit e kanë krahasuar me një "iPad të shpejtë".

Moda e fundit e tatuazheve që na la pa mend!






Një udhëtim në Edinburgh, Skoci!




5 shenjat shqetësuese të gërhitjes te fëmijët!








