KreuStil Jetese

Diana dhe Dosi, një histori dashurie! Një libër për mos t’u humbur!

Janë shkruar vëllime të tëra për historinë e dashurisë, që ngërtheu zemrat e të gjithë botës dhe që përfundoi në mënyrë aq tragjike më 31 gusht të vitit 1997. Por vetëm një person mund të na e tregojë historinë e vërtetë të dashurisë midis Dianës, Princeshës së Uellsit, dhe Dodi Fajedit.

Diana dhe Dosi, një histori dashurie! Një libër për mos

Rene Delormi, asistenti besnik dhe miku i vjetër i Dodit, ishte së bashku me çiftin fatkeq gjatë gjithë muajit gusht. Ai pa se si lulëzoi dashuria e tyre përgjatë lundrimit nëpër Mesdhe, përgjatë shëtitjeve në Monte Karlo dhe darkave intime në vilat e mrekullueshme të Fajedit në Francë dhe Angli.

Madje ishte Rene Delormi, ai që i përcolli nga apartamenti në Paris, atë mbrëmje të fundit së bashku. Ai po i priste me shishen e shampanjës në akull, kur mësoi lajmin e kobshëm.

***

Ajo ka qenë ndoshta gruaja më e famshme dhe më e adhuruar e globit... ndërsa ai, milioneri  sharmant, shpirti i butë i të cilit ia kaploi asaj zemrën... Romanca e tyre zgjati veç tridhjetë e shtatë ditë, por mahniti botën, aq e vrullshme dhe njëherësh jetëshkurtër.

Për herë të parë na jepet rrëfimi i ngjarjes, parë nga personi që e ndoqi rrugëtimin e tyre romantik nga dita e parë deri në çastin e fundit.

Rene Delormi, asistenti dhe miku personal i Dodi Fajedit, ishte pranë çiftit të të dashuruarve gjatë gjithë atyre ditëve të lumtura, që ata kaluan gjatë shëtitjeve me jaht, drekave dhe darkave, plazhit, sporteve ujore, dhe përpjekjeve për t’i shpëtuar syrit të paparacëve. Ai ishte me ta edhe gjatë ditës së tyre të fundit në Paris, përpara se të ndodhte katastrofa.

Delormi përshkruan çastet e lumtura që kaluan të dashuruarit, përpara se ëndrrat e tyre të shkërmoqeshin në thellësi të tunelit në Paris. Plotësisht i bindur se ata të dy do të përfundonin në martesë, ai na tregon planet e Dodit për të ardhmen me princeshën. Vetëm disa orë përpara aksidentit, Fajedi i kishte treguar Renesë një unazë të mrekullueshme me diamant, që donte t’ia vendoste në gisht princeshës pikërisht atë natë si shenjë e fejesës së tyre.

Në faqet e këtij libri përshkruhet në detajet më të imëta e gjithë historia e tyre e dashurisë, që e mrekulloi botën, por edhe e trishtoi.

 

Diana dhe Dosi, një histori dashurie! Një libër për mos

Për autorin

Rene Delormi u takua me Dodi Fajedin kur punonte si kamerier i personave VIP në restorantin me famë botërore Spago në Hollivud. Ai punoi për Fajedin për shtatë vjet rresht, në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

Barry Fox dhe Nadine Taylor janë çift shkrimtarësh nga Los Angeles. Së bashku, ata kanë shkruar rreth njëzet libra me tematika të shumëllojshme.

Titulli: Diana dhe Dosi një histori dashurie

Autor: René Delorm me Barry Fox dhe Nadine Taylor

Përkthyer nga: Kostaq L. Pashko

Çmimi: 1.000 lekë

Shtëpia Botuese: MediaPrint

ISBN 9789928086686

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF