KreuStil Jetese

Gjithçka duhet të dini për festën e Sulltan Nevruzit!

Festa e Sulltan Nevruzit bie një javë mbas festës së Ditës së Verës, 22 deri më 25 mars dhe festohet për nder të lindjes së Profetit Imam Ali. Festimet zgjasin tri ditë. Më 22 Mars ka lindur Imam Aliu dhe pas tri ditëve i është vënë emri. 22 Marsi bie në afërsi të kthesës pranverore të diellit, kur dita dhe nata bëhen njëlloj, pra simbolizon ardhjen e pranverës. Bektashinjtë njohin vetëm dy stinë (sipas traditës) pranverën dhe dimrin.

Gjithçka duhet të dini për festën e Sulltan Nevruzit!

Kjo ditë festohet kudo ku jetojnë e predikojnë besimtarë bektashianë. Festa fillon qysh në sabah, “pa thënë sabahu bismilah”. Gratë e nuset e shtëpisë hapin dyert e dritaret. Shkojnë e mbushin shtambat me ujë dhe derdhin ujë me bollëk në pragjet e shtëpisë, për të pastruar të ligat nga shtëpitë e tyre e për t’í gjetur mbarë e pastër kjo festë.

Festa e Sulltan Novruzit simbolizon “shpëtimin e të varfërve dhe njerëzisë, nga dimri i acartë dhe skamja”. Ardhja e pranverës i jep jetë, ushqim, ngrohtësi, bereqet, dashuri e gëzim të varfrit, të vobektit, të verbrit, të mjerit e kujtdo që lëngon nga shëndeti i keq. Kjo ditë sjell shpresë për më shumë mbarësi. Lindja e profetit Imam Ali kurrsesi nuk lejon që njeriu të kursej ndihmën, “sadakanë për shpirt”.

Gjithçka duhet të dini për festën e Sulltan Nevruzit!

Në këtë festë besimtarët shkëmbejnë vizita te njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen për më shumë shëndet, mbarësi e bollëk.

Sot, në këtë datë e më tej ndalohet prerja e druve a çdo gjë nga bimësia e njomë, mos punimi i tokës, se sipas besëtytnive mendohej se “ajo është me barrë”. Kryhen rite të ndryshme që kanë të bëjnë me yshtje.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF