Tom Standage tek libri i tij “An Edible History of Humanity” na fton ta shohim historinë me një mënyrë tërësisht të re: si një seri transformimesh të shkaktuara dhe të mundësuara nga ushqimi. Nëse një ditë do të shkruhet edhe për vendin tonë një këndvështrim i singjashëm, kompania FIX PRO do të ketë me siguri një vend të konsiderueshëm të rrëfimit dhe ndikimit, në çerekshekullin e parë të shek XXI.
Emrin FIX, e asociojnë me të treguarit se produktet janë fiks ato që klientët kërkojnë, sa i takon shijes, standardit dhe cilësisë së dëshiruar. Në fakt, FIX-i mori këtë emër sepse gërma [X] simbolizon elementin e panjohur, që përdoret ndërkombëtarisht në shkencën e Matematikës dhe gërmat [FI] janë shkronjat e para të fjalës FILLIMI, pra, fillimi i një rrugëtimi të panjohur.
Rrugëtimi që quhet FIX, do të niste në Korçë, 20 vite më parë. 16 punonjës dhe 1000 m2 sipërfaqe prodhuese, do të ishin hapat e para të jetërsimit të ëndrrës së një njeriu vizionar në biznes, që quhet Nesti TARUSHA.
Parë me sytë e asaj kohe, klima e operimit në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shitjes së mishrave dhe sallameve ishte mjaft e pafavorshme, për shkak të konkurrencës, e cila gëzonte pozita thuajse të konsoliduara. Shumëkush do t’i quante si hapat e një të çmenduri, por sot- 20 vjet më vonë-, jemi në gjendje të kthjemë kokën pas e të pohojmë, se tek Nesti shkrihen kombinimi i një sërë aftësish, ku ndoshta mbizotëron aftësia për të parë diçka që të tjerët nuk mund ta shohin dhe ky është njëherazi edhe destini i tij: vendosmëria dhe zotimi për të krijuar kompaninë me standardet më të larta në Shqipëri, në këtë fushë.
Në fakt, fuqia e FIX-it nuk qëndron vetëm tek vizioni i CEO-s dhe themeluesit, as vetëm tek teknologjia e lartë dhe inovacioni, që kompania zotëron. Fuqia e FIX-it nuk duhet kërkuar vetëm tek portofoli me gamë të gjerë i mbi 100 produkteve autentike të sallameve, proshutave, parizierëve apo nënprodukteve të mishit për grill & barbeque, as vetëm tek Si Qëmoti, Salçiçja e Dhisë dhe Krudot me nam që mbajnë markën FIX, të cilat konsumatorët i zgjedhin me vetëdije çdo ditë; as edhe vetëm tek pastërtia, higjena, gjurmueshmëria me teknologji gjermane, apo kujdesi maksimal ndaj prodhimit, që kryhet në përputhje me kartat teknologjike. Nuk është Fuqia e FIX-it, as vetëm tek paketimi unik i produkteve apo shërbimi i shpejtë.
Janë kombinimet e të gjithave sa më sipër, sigurisht, por, para së gjithash janë vlerat e përgjegjshmërisë, respektit, integritetit dhe transparencës, ato që i bashkojnë 160 njerëzit, që përbëjnë sot punonjësit e dedikuar dhe administratën e kompanisë, që ka mishëruar gjithnjë ekselencën dhe që sot, brandi FIX, qëndron me të drejtë në pozitat e Liderit në Industrinë Ushqimore në Shqipëri, duke qënë mjaft premtues edhe për tregun ndërkombëtar.
Përgjatë viteve, FIX-i ka mësuar se njerëzit e duhur janë pasuria më e rëndësishme dhe kjo është arsyeja, që përmirësimi i vazhdueshëm profesional dhe personal i ekipit të kompanisë, po bëhet me rëndësinë e një misioni të mirëfilltë.
Vlerësimet dhe certifikimet për ecurinë dhe vlerat e FIX-it kanë qënë dhe janë të shumta, sepse krahas ofrimit të vendeve të punës, gjithaq i larmishëm është edhe vetë kontributi në shoqëri i kompanisë ndër vite, duke ndikuar kësisoj drejtpërsëdrejti, edhe në mbarëvajtjen e shëndetit komunitar.
Mjafton të përmendim dhurimin me pajisje shkollore, që u bëhet rregullisht fëmijëve të punëtorëve -për t’ja u lehtësuar sadopak barrën ekonomike dhe sociale-; ndihmesën për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës; kontributet me ushqime dhe forma të tjera për të varfërit dhe të moshuarit e vetmuar; por gjithashtu, nuk mund të lemë pa përmendur bashkëpunimet me institucionet e arsimit profesional, Universitetet publike dhe private; si edhe mbështetjen e nismave dhe sipërmarrjeve shoqërore, artistike dhe sportive për ekipet e Skëndërbeut dhe ato amatore, për të cilat njerëzit që bashkëpunojnë me FIX-in, i janë falenderues.
Në morinë e vlerësimeve, nuk mungojnë as Certifikimet nga organizmat ndërkombëtare, si UNFPA dhe UNDP, prej të cilave FIX-i është përzgjedhur si një nga kompanitë pionere në Shqipëri, që përqafon qëllimet e Kombeve të Bashkuara, si për politika familjare të përgjegjshme gjinore në mjedisin e punës, ashtu edhe për zhvillimin e qëndrueshëm.
Kompania FIX është mirënjohëse ndaj partnerëve, klientëve dhe konsumatorëve për besimin e tyre dhe vijon të jetë e angazhuar, që përveç cilësisë dhe sigurisë maksimale të ushqimit, të ofrojë produkte me shije unike, duke mishëruar një biznes të denjë, në nivel kompanie dhe më gjerë.
Z. Nesti TARUSHA, Administratori dhe CEO-ja i Kompanisë FIX PRO, duke marrë çmimin për FIX-in, si një nga kompanitë pionere në Shqipëri, që përqafon qëllimet e OKB-së, për Zhvillimin e Qëndrueshëm (Photo courtesy: Lazjon PETRI, Menaxher i Kërkimit dhe Zhvillimit pranë FIX PRO).








3 vitamina që ju japin energji gjatë ditës!

Sot festohet Dita e Verës! Ç’duhet të dini?


Ndryshimet në organizëm pas 15 minutash ecje!






Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë?


Hyn Hëna e re: Si do të ndikojë tek shenja juaj!
