Në traditën e krishterë ortodokse, ka disa ditë në të cilat nuk rekomandohet organizimi i dasmave, e këto janë ditët e Kreshmës, si dhe disa festa fetare. Planifikimi i një martese mund të jetë një detyrë e vështirë, veçanërisht kur duhet të keni parasysh zakonet fetare. Në vitin 2024, ka shumë ditë kur, sipas kalendarit të krishterë ortodoks, nuk mbahen ngjarje të tilla. Është e rëndësishme t'i mbani parasysh këto data për të respektuar traditat dhe për t`u siguruar që dasma juaj të jetë e bekuar. Ja kur nuk duhet të ketë dasma sivjet:
Kreshma: fillon më 18 shkurt dhe përfundon më 27 prill
Kreshma është agjërimi më i gjatë dhe më i rreptë në kalendarin ortodoks. Është një periudhë e përgatitjes shpirtërore për Ringjalljen e Zotit (Pashkët), në të cilën besimtarët nxiten për lutje, pendim dhe vepra të mira.
Agjërimi i Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pal: fillon më 10 qershor dhe përfundon më 28 qershor
Agjërimi i Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pal ndryshon në gjatësi nga viti në vit, në varësi të datës së Pashkëve. Ai i kushtohet përgatitjes për festën e Shën Pjetrit dhe Palit.
Agjërimi i Zonjës së Mirë: fillon më 1 gusht dhe përfundon më 14 gusht
Agjërimi i Zonjës së Mirë zgjat dy javë dhe i përgatit besimtarët për festën e saj, një nga festat më të mëdha të Kishës Ortodokse.
Kreshma e Krishtlindjeve: Fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 24 dhjetor
Agjërimi i Krishtlindjes zgjat 40 ditë dhe i përgatit besimtarët për Lindjen e Krishtit (Krishtlindjet). Është një kohë lutjeje dhe reflektimi mbi lindjen e Jezu Krishtit.
Festat fetare në 2024
Përveç agjërimeve, ka edhe festa të caktuara fetare në të cilat nuk bëhen dasma. Kjo perfshin:
- Java e Shenjtë (22-27 Prill): Kjo është java para Pashkëve, duke filluar me të Dielën e Palmave dhe duke përfunduar me të Shtunën e Madhe. Është një kohë e meditimit të thellë mbi Mundimet, Vdekjen dhe Ringjalljen e Krishtit.
- Rrëshajet (16-17 qershor): Kjo është kremtimi i ardhjes së Frymës së Shenjtë mbi Apostujt. Është një festë e Kishës, e cila kremton lindjen e saj shpirtërore.
- Lartësimi i Kryqit të Shenjtë (14 shtator), një festë që përkujton gjetjen e Kryqit mbi të cilin Krishti u kryqëzua nga Perandoresha Elena. Është ditë agjërimi dhe lutjeje.




Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë?


Hyn Hëna e re: Si do të ndikojë tek shenja juaj!




Dasmat në Lappland me magjinë e Aurora Borealis!

Si të ulim presionin e lartë të gjakut!




5 Gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë!




