Kafeja është pija që shumica e njerëzve në botë e pinë sapo zgjohen: fuqia stimuluese e kafeinës, e ka bërë kafenë të lundrojë nëpër shekuj.
Por a është vërtet kështu? Në realitet ka disa studime që e mohojnë këtë dhe në fakt demonstrojnë se pirja e kafesë me stomakun bosh nuk është një ide e mirë.
Pirja e kafesë sapo të zgjoheni, para se të hani diçka, mund të çojë në varësi: me fjalë të tjera, kafeina do të ketë gjithnjë e më pak ndikim te ne dhe do të jetë gjithnjë e më pak stimuluese. Kjo për shkak se kafeja ndërhyn në prodhimin e kortizolit, hormonit të stresit.
Pirja e kafesë me stomakun bosh rrit prodhimin e acidit klorhidrik, i cili është përbërësi kryesor i lëngut gastrik: në atë moment nuk kemi nevojë për lëngje gastrike dhe këto në terma afatgjatë shkaktojnë patologji si refluksi, ulçera, gastrit. Megjithatë, pas drekës, kafeja ndihmon shumë tretjen, pikërisht për shkak të kësaj aftësie.
Kafeja në mëngjes mbetet një zakon i domosdoshëm, por duhet ta pini pasi të keni ngrënë diçka. Në këtë mënyrë do të përfitoni nga aftësitë e shumta pozitive të kafes, pa vuajtur nga efektet anësore.


5 Gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë!










Arsyeja pse teshtini shumë herë radhazi?!

Reflektim/ A është në krizë familja shqiptare?






