Pasi bëri bujë me rikthimin e modelit te famshem të flokëve të Rachel, personazhit që ajo interpretoi në serialin “Friends”, tani Jennifer Aniston na tregoi jë tjetër tendence te rëndësishme të momenti. Mjaftoi eventi i "People’s Choice Award" që njerëzit të fiksoheshin pas manikyrit të saj, ndërsa veshja e zezë dhe flokët me onde ishin një tjetër gjetje nga ana e aktores.
Ajo zgjodhi t’i mbajë thonjtë në një formë shumë pranë natyrales, pra katrorë dhe të shkurtër, por vëmendjen kryesore e mori ngjyra e tyre. Tonet e së kuqes së thellë në kafe dhe shumë shkëlqim, sollën gati një version gotik që duket se do të jenë në modë këtë sezon.
Artistja e thonjve, Shigeko Taylor, thotë se Jennifer shpesh zgjedh tonet e neutrale ose nude për thonjtë, por nëse do qe të përcjellë një mesazh të caktuar, Aniston ndryshon qasje duke dalluar me një tjetër stil apo trend. Nuanca e së kuqes në kafe të theksuar, por me shumë shkëlqim është ajo që ju duhet për të qenë IN me trendet e thonjve që do të dominojnë këtë sezon, dhe duket se aktorja mendon qe kjo ngjyrë është edhe një sinjal për fat të mirë!

Pse nuk duhet lugë metali për mjaltin? E dinit?

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare!

Si të trajtoni rrudhat me kanellë dhe mjaltë?

BE nis hetim zyrtar për TikTok!




Receta ideale për mëngjes; humbisni dhe peshë!


Qyteti më i vizituar në botë për vitin 2023!



Shenjat e plakjes që nisin më herët se rrudhat!

Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Tiranë!

Horoskopi i muajit Shkurt për secilën shenjë!

Një rrugëtim me veten në mbi 6000 metra



