KreuStil Jetese

Plot 39 vjet holandezi jeton me zemër të transplantuar; futet në Librin e Guinness!

Plot 39 vjet holandezi jeton me zemër të transplantuar; futet në

Një holandez 57-vjeçar ka thyer rekordin botëror për pacientin me transplantin e zemrës më jetëgjatë. Bert Janssen ka jetuar për 39 vjet me zemrën e dhuruesit, të cilën e mori në spitalin Harefield në veriperëndim të Londrës në vitin 1984.

Kjo arritje është njohur nga Rekordet Botërore Guinness. Z. Janssen pati simptoma të ngjashme me gripin dhe u diagnostikua në moshën 17-vjeçare me kardiomiopati, një gjendje që ndikon në aftësinë e zemrës për të pompuar gjakun nëpër trup.

Plot 39 vjet holandezi jeton me zemër të transplantuar; futet në

Babai i dy fëmijëve dhe një pilot avioni, tha se ishte një “nder” që arrita rekord, por edhe se ai është ende mirënjohës për “dhuratën e pabesueshme” që mori nga donatori, shkruan BBC.

Plot 39 vjet holandezi jeton me zemër të transplantuar; futet në

“Nuk e imagjinoja kurrë se do të arrija kaq larg”, tha Jensen, duke shtuar se ai ka vendosur një pikë referimi për të tjerët që tani kanë prova se është e mundur të jetosh gjatë me një zemër donatore.

Plot 39 vjet holandezi jeton me zemër të transplantuar; futet në

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF