Fotografia: Gent Onuzi
Më rastin e 30-vjetorit të krijimit, “ItalOptik” organizoi të një festë madhështore, ku të pranishëm në të ishin miq, bashkëpunëtorë dhe klientë, të cilët përgjatë viteve kanë qenë besnikë të kësaj marke, kaq shumë të dashur tashmë për gjithë shqiptarët.
Një event ku syzet ishin padyshim kryefjala, por jo vetëm ato të ‘vërtetat’ që të gjithë ne i adhurojmë dhe shumë prej tyre do të donim t’i kishim tonat, por që në hyrje të dyqanit ishin dizenjuar një palë syze të mëdha që rrëmbenin vëmendjen e kujtdo që kalonte kalimthi pranë Selvisë në Tiranë, e për të vazhduar më tej me gota të loguara nga syze..; detaje tejet interesante këto që e bënin eventin sa të veçantë, po aq edhe të bukur.
“ItalOptik” është dyqani i parë optik në Shqipëri, pioner i revolucionit industrial të syzeve optike. Përkushtimi dhe profesionalizmi i administratores Romina Lula dhe gjithë stafit të "ItalOptik" ka bërë që gjithmonë të vijnë pranë klientëve me produkte ku cilësia është mbi gjithçka.
Një nga bashkëpunëtorët e këtij eventi të dekoruar bukur nën ngjyrat bardhë e zi, ishte “L&M Comercial” që me pijet e përzgjedhura padyshim kënaqën shijen e të gjithë të pranishmëve, shumë prej të cilëve ishin emra të njohur të botës së artit dhe medias.
Nga Irma dhe Eranda Libohova, Manjola Nallbani, Mariana Kondi, Ilda Lumani, Balina Bodinaku, Delinda Disha, Arilena Ara, Popi Kola, Miranda Dupi e shumë të tjerë../bordo.al


3 trajtime të thjeshta kundër tharjes së duarve!

Pse duhet të qajmë?






5 risitë e teknologjisë!






Ç’duhet të dini për fruthin?



Ja pse duhet të pini çaj jeshil para gjumit!

