KreuStil Jetese

Ç’duhet të dini për fruthin?

Ç’duhet të dini për fruthin?

Prej disa javësh, OKB ka vënë alarmin për rritjen e rasteve me fruth në Evropë. Edhe në vendin tonë, nga konstatimet e kryera, fruthi po përhapet me shpejtësi, sidomos te fëmijët e vegjël.

Ndaj disa informacione të përgjithshme fo na duheshin të gjithëve..

Çfarë është fruthi?

Fruthi është sëmundje ngjitëse virale e cila, nëse nuk trajtohet, mund të shpie në komplikime serioze shëndetësore.

Çdo njeri mund të sëmuret me fruth nëse nuk është vaksinuar ose nëse nuk e ka pasur më parë këtë sëmundje. Sidoqoftë, fruthi është më i zakonshëm te fëmijët.

Ç’duhet të dini për fruthin?


Cilat janë simptomat e fruthit?

Ekspertët tregojnë se simptomat e fruthit zhvillohen mes 6 dhe 19 ditëve pas kontaktit me infeksionin.

Simptomat e para, të cilat zakonisht zgjasin 2-3 ditë, përfshijnë një ndjenjë të përgjithshme se nuk jeni mirë, keni koll, sy të lodhur, shenja në lëkurë dhe temperaturë deri në 40 gradë Celsius. Fëmijët gjithashtu mund të ankohen se drita ua lëndon sytë.

Ç’duhet të dini për fruthin?

Si shpërndahet fruthi?

Virusi i fruthit mbahet në miliona pikëza të vogla të cilat dalin nga goja dhe hunda kur një person i infektuar kollitet apo teshtinë.

Kjo do të thotë se shumë lehtë mund të sëmureni nga fruthi nëse veç i nuhatni këto pikëza ose nëse e prekni sipërfaqen ku këto pikëza gjinden dhe pastaj i vendosni duart afër hundës apo gojës.

A mund të parandalohet fruthi?

Mënyra më e mirë për ta parandaluar fruthin është përmes vaksinimit. Shumica e fëmijëve vaksinohen – doza e parë ofrohet në muajin e 13-të dhe doza e dytë në moshën 3 vjeç e 4 muaj. Të rriturit dhe fëmijët mund të vaksinohen në çdo moshë nëse veç nuk janë vaksinuar krejtësisht më parë. Për më shumë informata rreth vaksinimit kundër fruthit, është mirë të konsultoheni me doktorin.

Si trajtohet fruthi?

Ka disa gjëra që mund t’i bëni e të cilat jua lehtësojnë simptomat dhe e zvogëlojnë rrezikun e shpërndarjes së infeksionit.

Këto gjëra përfshijnë:

– Konsumimin e paracetamolit apo ibuprofenit për t’i lehtësuar dhimbjet, për ta ulur temperaturën, etj. (aspirina nuk duhet t’iu jepet fëmijëve nën moshën 16-vjeçare)

– Konsumimi i sasive të mëdha të ujit për ta shmangur dehidratimin

– Mbyllja e perdeve për të ndihmuar në reduktimin e ndjeshmërisë ndaj dritës

– Pushimi nga puna apo shkolla për të paktën 4 di

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF