KreuStil Jetese

Alketa e Yogurterisë tregon si lindi torta e famshme Cipriani!

Alketa e Yogurterisë tregon si lindi torta e famshme Cipriani!

Është një ndër ëmbëlsirat më ‘fancy’ së fundmi që krahas shijes, paraqitja elegante e tortës Cipriani, e kthen këtë copëz parajse në një vepër të vogël arti. Nëse ende nuk e keni provuar, mjafton të kujtoni pastat dhe tortat me kremin me vezë që kemi patur dikur në Shqipëri, pasi shija e Cipriani është shumë e ngjashme me to, ndonëse ka lindur në Venecia. Për të mësuar më shumë rreth origjinës, recetes dhe mënyrës si ka lindur kjo ëmbëlsirë ne pyetëm Alketa Zyfi, drejtuesen e një prej pastiçerive më të njohura në Shqipëri, Yogurteria. Zyfi na tregoi se vendimin për ta sjellë në Shqipëri tortën ikonike lindi pas një udhëtimi në Venecia.

Alketa e Yogurterisë tregon si lindi torta e famshme Cipriani!

“Tortën Cipriani për herë të parë unë e kam provuar në një udhëtim timin në Venecia. Në lokalin e parë ku është hapur gjithë brandi Cipriani që sot gjendet në të gjithë qytetet më të rëndësishme të botës. Harry’s Bar themeluar nga Giuseppe Cipriani, është një bar i vogël në Venecia dhe e parë nga jasht nuk ta mbush mendjen për madhështinë e brandit dhe cilësinë e produkteve që ka. Mua më ka ngelur në mendje nga ai kujtim dhe në momentin që vendosëm tek Yogurteria të fusim linjën e pastiçerisë në 2019 për të bërë dhe diversitikimin e produkteve, tortën e parë që kemi propozuar ka qenë Cipriani. Në fillim me emrin torta e gjyshes, torta de la nona, pastaj duke qenë se ajo ishte origjinal si receta e Ciprianit në Venecia, menduam që t’i vinim emrin e themeluesit, siç e ka edhe në vendet e tjera”: tregon Alketa për Bordo.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj ëmbëlsire ndiqni videon e plotë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF