27 Janari është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokausti.
Një nga librat më të emocionues dedikuar Holokaustit është “Ëmbëlsia e Harresës” nga Kristin Harmel.
Houp Mekena-Smith, tashmë në moshën tridhjetë e gjashtëvjeçare, ka kaluar disa ngjarje shumë të trishtuara në jetën e saj. Ka humbur të ëmën nga kanceri. I shoqi e braktisi. Llogarinë bankare i ka pothuajse të zbrazur. Ëndrrën e saj për t’u bërë avokate e ka harruar prej kohësh. Po përpiqet të mbajë në këmbë biznesin familjar që është në prag të dështimit në Keip Kod dhe po rrit me sakrifica të bijën: një adoleshente e trazuar.
Mejmi, gjyshja e dashur e Houpit, e lindur në Francë, po largohet nga kjo botë mes mjegullës së Alzajmerit. Por, në një çast të rrallë kthjelltësie, Mejmi e kupton se, nëse nuk i tregon Houpit për të kaluarën, sekretet që ajo ka mbajtur për kaq shumë vite, shumë shpejt do të humbasin përgjithmonë. Si rastësisht, ajo zbulon fragmente misterioze të një historie tragjike në Parisin e Luftës së Dytë Botërore. Me një listë emrash në dorë, Houpi niset për në Francë për të zbuluar një mister shtatëdhjetëvjeçar.
-
“Më kujto”, një thirrje për dashurinë e harruar!
20 Janar, 11:36
Ajo që vijon është “historia magjepsëse dhe plot ndjenja të forta e brezave që luftojnë për të mbijetuar (Publishers Weekly), teksa Houpi bashkon pjesë-pjesë të kaluarën e gjyshes së saj. Duke zbuluar ngjarjet e tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes për të duruar shumë në një botë të çmendur. Dhe për të ribashkuar dy të dashuruar, të ndarë nga tmerret e luftës, gjithçka që do t’i duhet është guximi dhe besimi.
Ëmbëlsia e harresës
Autore: Kristina Harmel
Përkthyese: Maniela Sota
Çmimi: 1300 lekë
Shtëpia botuese "Mediaprint"





Ç’duhet të dini për fruthin?



Ja pse duhet të pini çaj jeshil para gjumit!




Shenjat që tymi i cigares lë në fytyrën tuaj!

Ushqimet që duhen shmangur kur jeni me grip!



“Më kujto”, një thirrje për dashurinë e harruar!

Çfarë duhet të bëni në një ditë me shi?


