E kush është ajo vajzë e cila nuk e ka ëndërruar ditën e dasmës dhe veten të veshur me fustan nusërie?! Mund të themi pa më të voglën mëdyshje që është një nga ditët më të rëndësishme në jetën e gjithsecilës prej jush dhe si e tillë, të gjitha duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura në mënyrë që mos të zhgënjehemi..
“Ami Event” është padyshim një nga kompanitë lider në treg, e cila prej 17 vjetësh ka realizuar e bërë realitet sa e sa ëndrra.. Tashmë aty do të gjeni koleksionet e fundit 2024, nga pasarelat ndërkombëtare të brandeve më të lakmuara përsa i përket fustaneve të nusërisë nga Milano e Barcelona drejt e në zemër të Tiranës, vetëm në “Ami Event”.
Ekskluzivikisht ju do të shihni një pjesë të koleksionit 2024, i cili ende nuk është publikuar.
Me dizanje moderne e një cilësi të pakrahasueshme për të gjitha ju, duke përfshirë stile të ndryshme që nga modelet me një prekje të lehtë lulesh deri te fustanet madhështore për ta bërë dasmën dhe kurorëzimin tuaj të dashurisë një moment të paharrueshëm!
Magjinë e përzgjedhjes së fustanit të nusërisë si një eksperiencë unike mund ta provoni pranë tre showroom-eve të “Ami Event”; në Tiranë, në Durrës dhe Fier.
Disa nga elementët se pse duhet të vizitoni “Ami Event” janë: ekskluziviteti në emrat e stilistëve më të njohur botërorë, eksperienca dhe profesionalizmi, çmimet tepër konkurruese për produktet dhe shërbimet e ofruara, staf i trajnuar profesionistësh.
Aty do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet për dasmën tuaj, duke qenë kompania e parë ‘one stop shop’ në fushën e organizimit të eventeve, dhe vazhdon të zhvillojë një sistem unikal për krijimin dhe organizimin e eventit tuaj. Ju mjaft mirë mund të zgjidhni nga fustani i nusërisë deri tek organizimi në detaje i dasmës suaj.
Më poshtë do të mund të shikoni ekskluzivikisht një pjesë të koleksionit 2024 të papublikuar ende../bordo.al